Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

21 janari – Dita e Maternitetit në Bullgari

Foto: BGNES

Në vitin 2021 në Bullgari lindën 58 393 foshnja. Prej tyre 29 921 janë djem dhe 28 472 janë vajza. Shumica e foshnjave lindën në Sofje (13 168), më pak në Vidin të Bullgarisë Veriperëndimore (525). Këto të dhëna publikon Instituti Kombëtar i Statistikave në lidhje me Ditën e Maternitetit në Bullgari, ose siç e quan populli “Babinden” – një nga festat kryesore kombëtare kushtuar “gjysheve mami” – grave që ndihmojnë në lindjen e fëmijëve.

Sipas të dhënave paraprake, në vitin 2020 në vend kishte 1766 mjekë obstetër dhe 3251 mami. Nga të dhënat e publikuara duket qartë se mosha e nënave po rritet gradualisht. Nëse në vitin 1996 mosha mesatare e nënave në lindjen e fëmijës së parë ishte 22.4 vjeç, në vitin 2005 ajo u rrit në 25.2 vjeç dhe në vitin 2020 u bë 27.5 vjeç.


Më shumë nga rubrika

Bullgaria është shteti i parë në botë me një rrugë që mban emrin e një donatori

Në Varna ndodhet rruga e parë në botë që mban emrin e një donatori i cili ka shpëtuar katër jetë njerëzish. Rruga na kujton dhuratën e fundit, jashtëzakonisht të çmuar që një person mund të bëjë në rrugëtimin e tij në Tokë. Rruga quhet "Georgi..

botuar më 23-09-28 7.10.PD

Si dhe pse importet ukrainase e ndanë BE-në?

Importet e grurit të Ukrainës kanë tërhequr një vijë të trashë ndarëse midis Brukselit, disa vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Kievit. Pasi Komisioni Evropian vendosi më 15 shtator të mos zgjasë kufizimet në importet e grurit nga Ukraina në..

botuar më 23-09-26 7.58.MD

Niveli i prerjeve ilegale është alarmant i lartë

Më shumë se 1/4 e prerjeve në Bullgari është e paligjshme, paralajmëron një raport nga organizata për mbrojtjen e mjedisit Fondi Botëror për Natyrën (WWF). Tendenca e vazhdueshme po dëmton vendin dhe kërcënon të privojë rajone të tëra nga ajri i..

botuar më 23-09-26 11.09.PD