Muzeu Historik në qytetin e Çiprovcit, /në Bullgarinë Veriperëndimore, i njohur për traditën e ruajtur në thurjen e qilimave/ mori një dhuratë të vlefshme. Familja Timote dhe Penelope Hejs, nga Shtetet e Bashkuara, të cilët mbledhin dhe studiojnë qilima antikë të bërë në Ballkan, dhuruan vepra unike të këtij arti të blera nga koleksionistët privatë. Bashkëshortët kanë gjetur qilima interesantë në një dyqan antik në Vjenë. Njëri qilim i tipit "Galibalda" është nga shekulli XVII, ndërsa tjetri është i endur nga një myslimane në Lludogorie /krahinë në Bullgarinë Verilindore/. Pikërisht këta dy qilima janë eksponatet më të vlefshme në të gjithë koleksionin e Çiprovcit. Dokumentet tregojnë se në shekullin e XVIII gratë në Çiprovci dhe në fshatrat Kopillovci dhe Zhelezna kanë bërë nja 8000 qilima lutjesh për nevojat e Ushtrisë së Dytë Turke.
"Ne bëmë shumë përpjekje për të treguar edhe këtë lloj qilimi që po thuret në Çiprovci. Dikur në qytet kanë thurur qilima edhe për kishat (si ato ortodokse, ashtu dhe ato katolike, edhe për sinagogat, edhe xhamitë. Teknika e përpunimit të këtij qilimi është më e ndryshme, prandaj do të përdoret për studime shkencore", tha për Televizionin Kombëtar Bullgar (BNT) Dr. Anita Komitska, drejtoreshë e Muzeut Historik në Çiprovci.
Arti i thurjes së qilimave u njoh nga UNESKO-ja si një pjesë prej pasurisë jomateriale botërore, dhe çdo një zbulim i ri i ndihmon specialistët për të ndjekur më me hollësi zhvillimin e këtij arti.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Për herë të parë, Nju Jorku organizoi një klasë të mjeshtërisë në vallet popullore me koreografin tonë të njohur Prof. Dr. Anton Andonov, shef i departamentit "Koreografi" në Akademinë e Muzikës, Valleve dhe Arteve Figurative "Prof. Asen Diamandiev"..
Për të katërtin vit radhazi, qyteti i Trënit do të presë një festival dimëror të lojërave të maskaradës. Fillimi do të jetë më 3 shkurt nga ora 12:00 deri në orën 14:00 në sheshin qendror të qytetit. Katër grupe survakarësh / survakarët janë djem..
Në fundjavë në Dellçevo do të derdhet verë falas nga dy krojet e fshatit. I vendosur në buzë të malit, fshati i zonës së Goce Dellçevos prej kohësh është bërë një atraksion turistik për shkak të arkitekturës së tij të lashtë dhe pamjeve të bukura të..