Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjashtë lagje të kryeqytetit në fokusin e serisë “5 minuta Sofja”

Foto: „5 минути София“

Seria e filmave të shkurtër dokumentarë, kushtuar historisë  së kryeqytetit, filloi sezonin e vet të nëntë. Në vazhdim të 6 javëve, prodhimi filmik i Kamen Vodeniçerovit  “5 minuta Sofja” i njeh spektatorët me historinë e disave prej lagjeve relativisht “të reja” të qytetit - “Bojana”, “Zaharna fabrika”/fabrika e sheqerit/, “Krasno sello”, “Mlladost”, “Studentski grad” dhe “Juçbunar”

“Detyra jonë në sezonin e ri ishte që të dokumentojmë atë që po ndodh në qytetin tonë dhe ndryshimet e sjella nga dekada e fundit, gjatë së cilës u bëmë dëshmitarë të një rritje të ndjeshme të popullsisë së tij - tregon në një intervistë për programin “Hristo Botev” të Radios Kombëtare Bullgare Vodenioçarov dhe shton: Nëse dikur kemi dashur që vargu i serisë të duket më tepër si një kartolinë postare, sot, synimi ynë është të prezantojmë jetën e gjallë”.

Kamen Vodeniçerov

Sipas fjalëve të tij, çdo një prej nesh ka vizionin, kuptimin dhe perceptimin e vet për qytetin dhe lagjen në të cilën jeton, pa e kuptuar patjetër se për mirë ose për keq, ai është zhvilluar dhe ka ndryshuar. Gjatë 10 vjetëve të fundit popullsia e kryeqytetit është shtuar me më shumë se 14%. Dhe nëse bëni pyetjen se në sa lagje jetojnë afro milionë e gjysmë banues, përgjigja mund t’ju befasojë - qyteti ynë shtrihet në 96 lagje.

Pavarësisht se është e njohur me formën e vet të shkurtër dhe të sintetizuar, në të cilën prezanton informacione kurioze për qytetin, çdo një sezon i ri i vargut me seri, befason me diçka të re në mënyrën e xhirimit. Kësaj here, përveç zërit të aktorit Kamen Vodeniçarov pas kuadrit, shikuesit do të dallojnë disa personazhe publike, të cilët tregojnë historitë e vendeve të tyre të preferuara në lagja përkatëse. Episodi i parë na shpie në fshatin e dikurshëm, i cili ka përqendruar në ditët tona disa nga pronat më të shtrenjta në treg - Bojana.

Ky rajon i kryeqytetit shpesh lidhet me banuesit e vet të rëndësishëm - presidenti dhe zëvendës presidenti, kryetari i Kuvendit Popullor dhe kryeministri. Sipas ligjit ata e kanë të drejtën të përdorin Rezidencën Shtetërore Bojana, të ndërtuar në këtë lagje e cila në vitin 1961 u shpall lagje e Sofjes. Por, vëmendjen tonë në episod e tërheq një objekt tjetër shumë i lashtë dhe i paçmueshëm, një pjesë nga trashëgimia kulturore dhe historike e Bullgarisë dhe i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESKO-s - Kisha e Bojanës “Shën Nikolla dhe Pantalejmon”

Si në tetë sezonet e mëparshme, episodet nga serisë së filmave të shkurtër për Sofjen, janë të lidhura midis tyre me një fije të padukshme, por mjaft të fortë.

“Historia e lagjeve zbulohet pikërisht në tregimet e banuesve të tyre. Pikërisht njerëzit janë ata, të cilët formojnë pamjen e qytetit, kurse lagjet ruajnë jetën e gjallë. Ne rritemi në këto lagje, kthehemi në personalitete, pikërisht duke lenë vulën tonë në historinë e komplekseve, në të cilat jetojmë - sqaron skenaristi i “5 minuta Sofja” Tanja Dimova dhe tregon lagje, të cilat kanë pësuar ndryshime të rëndësishme që nga krijimi i tyre e deri më sot:

Tanja Dimova

Një shembull për një transformim interesant është lagja “Juçbunar”, e cila megjithëse e krijuar si hebre, tani është më shumë arabe. Lagje të tilla si “Mlladost” dhe ”Krasno Sëllo” ruajnë idenë se Sofja duhet të jetë më e hapur për faktin se në kontakt me natyrën, njeriu bëhet më i mirë dhe më i gjallë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: “5 minuta Sofja”, Facebook /Kamen Vodeniçerov, Tanja Dimova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD

Kinemaja aventureske nga 39 vende mbërrin në "Bansko Film Fest"

Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..

botuar më 24-11-17 7.25.PD
Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD