Komiteti rinor i partisë VMRO organizoi një protestë pranë rezidencës “Bojana” përpara takimit të përbashkët të qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në një letër ata kërkojnë takim me kryeministrat Kirill Petkov dhe Dimitër Kovaçevski. "Po flasim për linjat ajrore dhe jo për problemet reale - të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, problemet me gjuhën, historinë dhe kulturën tonë," tha Aleksander Sidi për televizionin bTV.
“Dëshirojmë të deklarojmë qëndrimin e VMRO-së dhe të mbi 70% të qytetarëve bullgarë se në Republikën e Maqedonisë së Veriut jetojnë bullgarë, të drejtat e të cilëve po shkelen çdo ditë”, tha Sidi. Ai shtoi se gjuha dhe historia bullgare nuk mund të vidhen dhe se “serbomanët” nuk kanë vend në BE, raportoi BGNES.Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë tematike të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë në Sofje, Deljan Dobrev nga GERB shpjegoi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..