Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Protesta para mbledhjes së qeverisë bullgare dhe maqedonase

Foto: BGNES

Komiteti rinor i partisë VMRO organizoi një protestë pranë rezidencës “Bojana” përpara takimit të përbashkët të qeverive të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në një letër ata kërkojnë takim me kryeministrat Kirill Petkov dhe Dimitër Kovaçevski. "Po flasim për linjat ajrore dhe jo për problemet reale - të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, problemet me gjuhën, historinë dhe kulturën tonë," tha Aleksander Sidi për televizionin bTV.

“Dëshirojmë të deklarojmë qëndrimin e VMRO-së dhe të mbi 70% të qytetarëve bullgarë se në Republikën e Maqedonisë së Veriut jetojnë bullgarë, të drejtat e të cilëve po shkelen çdo ditë”, tha Sidi. Ai shtoi se gjuha dhe historia bullgare nuk mund të vidhen dhe se “serbomanët” nuk kanë vend në BE, raportoi BGNES.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 6 majin

E hëna do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë nga jug-juglindja. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 5° dhe 10°, në Sofje – rreth 6°, ndërsa maksimalet – kryesisht ndërmjet 21° dhe 26°, në Sofje – rreth 23°. Do të mbajë..

botuar më 24-05-05 6.35.MD

Njësia e pestë e centralit atomik “Kozlloduj” u ndalua për furnizim me karburant bërthamor

Njësia 5 e centralit atomik “Kozlloduj” është mbyllur për riparime të planifikuara vjetore dhe furnizim me karburant bërthamor deri në mesin e qershorit të këtij viti, raporton uzina. Si pjesë e programit të diversifikimit, reaktori do të..

botuar më 24-05-05 4.42.MD

Mjeshtrit e Vracës ndërtuan një kishëz në zgavrën e një mani

Një kishëz e formuar në zgavrën e një peme të vjetër të manit në oborrin e Muzeut Etnografik në Vraca është dhurata e Pashkëve që mjeshtrit nga Kooperativa Veri-Perëndimore e Artizanatit të Vjetër u bënë bashkëqytetarëve të tyre për Pashkët...

botuar më 24-05-05 12.01.MD