Rritja e çmimeve të energjisë elektrike, karburanteve dhe të gjitha burimeve të energjisë po sjell probleme me ndriçimin rrugor dhe transportin publik në gjithnjë e më shumë bashki bullgare, paralajmërojnë kryetarët e bashkive. Kurse sipas përfaqësuesve të organizatave të degëve, rritja e faturave të energjisë elektrike ndikon negativisht mbi biznesin e restoranteve dhe hotelerisë.
Detyrimet për energjinë elektrike dhe derivatet për ngrohje të bashkisë së qytetit Kërxhali janë dyfishuar në nëntor të vitit të kaluar dukekrahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2020, ka njoftuar në faqen e sajtit të bashkisë kryetari i bashkisë Hasan Azis. Fushat e arsimit dhe asistencës sociale kanë peshën më të madhe, por fondet e faturuara për ndriçimin rrugor nuk janë të vogla. Kryetari i bashkisë së qytetit paralajmëron se çmimet e larta do të detyrojnë bashkitë të kursejnë nga shpenzimet kapitale për riparimin e rrugëve, trotuareve dhe parqeve, shkollave dhe kopshteve. Me këto ritme të rritjes së çmimeve bashkia do të ketë nevojë prej afro gjysmë milionë leva në muaj për energji elektrike dhe lëndë djegëse, thekson Hasan Azis. Prandaj ai i bën thirrje shtetit që të ndihmojë autoritetet vendore sapo të miratohet buxheti i vendit.
Ndërkohë, shumë bashki në rrethinën e Kërxhalit po drejtohen ndaj ekonomive të mëdha, duke lënë në errësirë vendet e tyre të populluara. Për shembull në Kirkovo ndriçimi rrugor ndalon pas orës 22.00, kurse në Ardino llambat ndriçojnë midis orës 18.00 dhe 21.00 dhe që në orën 6.00 deri në orën 7.00. Por kjo masë nuk përdoret vetëm në një rajon të veçantë - për shkak të çmimeve në rritje të korrentit ajo aplikohet në gjithnjë e më shumë rajone.
“Pavarësisht nga ekonomitë e tanishme, fatura e fundit është 55 mijë leva, kurse ne me këtë shumë paguanim korrentin për gjashtë muaj përpara një viti - thotë kryetari i bashkisë i qytetit Ardino Izet Shaban. Dhe kjo ndodhte me kusht se ndriçimi rrugor punonte 5-6 orë gjatë natës në vend të 12 orëve. Nëse bëjmë një krahasim me të ardhurat vendase lokale, gjysma e tyre do të shkojnë për korrent me këtë regjim. Kurse po të shtojmë dhe menaxhimin e mbeturinave, paratë mbarojnë.”
Faturat janë rritur në mënyrë drastike në bashkinë e Varnës, por deri në këtë moment nuk pritet të kursehet nga ndriçimi rrugor në kryeqytetin tonë detar.
“Për të çdo vit parashikojmë në buxhet midis 2,5 dhe 3 milionë leva, thotë zëvendës kryetari i bashkisë Pejço Pejçev. Por në krahasim me periudhën tetor-dhjetor 2020, shpenzimet për të njëjtin tremujor të vitit të kaluar janë rritur me rreth 2,5 herë. Ne gjithsesi kemi rezerva të mjaftueshme dhe nuk kemi problem me pagimet, prandaj dhe akoma nuk kemi bërë aspak kufizime. Shpresojmë se shteti do të ndërmarrë veprime, meqenëse kompensimet prej 11 stotinkave për një kilovat orë nuk janë të mjaftueshme. Sa i përket transportit urban, fatura jonë për korrent gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar është 257 mijë leva, ose 3,5 herë më shumë”.
Sipas Ekaterina Jordanovës - Kryetare e Bashkimit të Sindikatave të Transportit në Bullgari, shumë kompani në vend, që janë të lidhura me transportin publik po përballen me falimentimin.
“Transporti publik nuk mund të ndalojë, as që të kufizohen linjat - thotë ajo. Përkundrazi, kemi nevojë për më shumë, sepse njerëzit duhet të jenë në distancë. Kemi nevojë dhe prej fondeve më të shumta për dezinfektim të automjeteve. Tani autobusët përsëri janë të tej mbushur, në ndryshim nga fillimi i epidemisë, dhe ky fakt është shqetësues. Shteti duhet të na përkrahë, sepse do të mbetemi pa transport publik shumë shpejt”.
Për shkak të shpenzimeve të mëdha për korrent dheqarkullimit të reduktuar në kushtet e epidemisë 15% e restoranteve dhe katër hotele në Stara Zagora do të mbyllin përkohësisht nga muaji i ardhshëm.
“Situata është jashtëzakonisht shqetësuese dhe asnjëri nuk mund të mendojë për më shumë se një muaj përpara - thotë Veni Petrova, kryetare e hotelierëve dhe restoranteve në qytet. Shefi i njohur Ivan Mançev njoftoi se 30% nga restorantet në vend tanimë kanë mbyllur.
Pjesa më e madhe e kolegëve informojnë se pavarësisht nga masat e shtetit nuk mund të kryejnë detyrimet e tyre. Kurse hapi drejt falimentimit aktual është jashtëzakonisht i vogël.”
Përpiloi: Diana Cankova /në bazë të materialeve të BNR-Kërxhali, BNR-Varna dhe BNR-Stara Zagora/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së..