Të enjten do të mbajë mot me vranësira pothuajse pa reshje. Fillimisht përgjatë rrjedhjes së lumit Danub, ndërsa pasdite në shumë zona të tjera vranësirat do të çahen. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 6 deri në minus 1 gradë, për Sofjen deri në minus 3. Vlerat maksimale do të jenë ndërmjet 2 dhe 7 gradë, në Sofje rreth 3.
Në bregun e Detit të Zi, temperaturat ditore të ajrit do të mbeten 3 gradë më të ulëta se temperatura e ujit të detit, e cila është 6-7 gradë.
Në zonat malore do të mbajë vranësi, vende-vende me borë të dobët. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperaturat ditore do të rriten lehtë dhe maksimumi në lartësinë 1200 m do të jetë minus 2 gradë, në 2000 m rreth minus 7.
Të premten do të ketë vranësira të shpërndara pa ndryshime të theksuara të temperaturave.
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër Nevski”. Për një shekull të tërë, Katedralja është "dëshmitare e të gjitha emocioneve, shpresave dhe..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..