Kryeministri Kirill Petkov tha se pret akuza kundër ish-shefit të “Bulgargaz”, Nikollaj Pavllov. Sipas Petkov, një hetim është duke u zhvilluar për veprimet e kompanisë. “Në një shkallë të madhe jemi të sigurt se disa nga vendimet që ata e morën rezultojnë në çmime të larta të gazit dhe në rritje prej 30 për qind të çmimit të propozuar nga Komisioni i Rregullimit të Energjisë dhe të Ujit. “Nëse dikush mendon se do të marrë vendime të gabuara kundër sigurisë kombëtare dhe në të njëjtën kohë do të dëmtojë konsumatorët, ajo kohë ka mbaruar”, tha kryeministri duke motivuar shkarkimin nga detyra e tërë udhëheqjes së “Bulgargaz” disa ditë më parë.
Në një intervistë për BNR, Martin Vlladimirov, një ekspert nga Qendra për Studimin e Demokracisë, shprehu dyshimin se qëllimi në rastin me “Bulgargaz” është t’i hiqet roli kryesor në tregun bullgar të gazit, për të tërhequr klientë të mëdhenj për kompani të treta të tregtarëve alternativë të gazit ndërsa për “Bulgargaz” të mbetet detyra e vështirë për t’u shitur gaz kompanive të ngrohjes qendrore që nuk janë pagues të rregullt.
Qeveria e Bullgarisë po monitoron me shqetësim në rritje deklaratat e përfaqësuesve zyrtarë të Maqedonisë së Veriut që synojnë shkeljen e angazhimeve ndërkombëtare në fushën e konektivitetit infrastrukturor, përfshirë këtu ridrejtimin e fondeve..
Bullgaria është ndër vendet e BE-së ku shumica e njerëzve me arsim të lartë punojnë me kontratë pune të përhershme. Papunësia mes atyre me diplomë baçelor ose master është më pak se 5%, sipas sondazhit të kryer në 17 vende EUROGRADUATE 2022. Të..
Presidenti do të ngarkojë grupin parlamentar të partisë “Ka një popull të tillë” (ITN) që të propozojë një kandidat për kryeministër, njofton administrata e kreut të shtetit. Mandati do të dorëzohet më 29 korrik,ditën e hënë, në ora 12:00...
Gjatë natës do të jetë e kthjellët, në pjesën më të madhe të vendit - pothuajse e qetë. Të premten do të jetë me diell. Pas mesditës do të..
Kreu i shtetit Rumen Radev ka uruar presidenten dhe qytetarët e RSM-së me rastin e festës kombëtare Ilinden - Dita e Republikës. “Vetëflijimi i..
Lideri i GERB-SDS-së, Bojko Borisov, konfirmoi se koalicioni do të negociojë me partinë "Ka një popull të tillë" (ITN), e cila mori mandatin e tretë..