Komisioni i përbashkët mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për Çështjet Historike duhet të punojë, bëri të ditur Ministria bullgare e Punëve të Jashtme pas një bisede telefonike të ministrave të jashtëm të Bullgarisë dhe të Maqedonisë së Veriut - Teodora Gençovska dhe Bujar Osmani.
Ministrat ndajnë bindjen se Komisioni për Çështjet Historike dhe Arsimore mbetet thelbësor për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Ai është një element shumë i rëndësishëm i zbatimit të Traktatit të Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë të vitit 2017, me qëllim tejkalimin e stereotipeve nga e kaluara, njofton qendra e shtypit e Ministrisë.
Qëndrimi është me rastin e deklaratës së bashkëkryetarit maqedonas prof. Dragi Georgiev se komisioni duhet të ndërpresë përkohësisht punën e tij.Ditën e premte do të jetë kryesisht me diell. Në Bullgarinë Veriperëndimore do të ketë vranësira më të theksuara dhe pasdite do të ketë reshje të shkurtra shiu. Do të fryjë erë mesatare, në zonat në veri të maleve dhe në Bullgarinë Lindore erë..
Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshme zgjedhjen e 16 deputetëve. Vendimi është publikuar në faqen e institucionit. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese bën të qartë se pas rillogaritjes së rezultateve, partia “Veliçie” kalon barrierën prej 4 për qind..
Bullgaria është zotuar t'i bashkohet monedhës së përbashkët evropiane që me nënshkrimin e traktatit për pranimin e saj në BE. Kështu ua ka kujtuar presidenti Rumen Radev studentëve të Universitetit të Plovdivit “P. Hilendarski”. Fjalët e kreut të shtetit..
Me 13 vota “pro” dhe 2 “kundër” – ato të Georgi Bahanov dhe Dimitër Dimitrov nga kuota GERB, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi rillogaritjen e..
Nën moton "#KUSH po bllokon Kushtetutën", qindra qytetarë protestuan mbrëmë në qendër të Sofjes dhe qyteteve të tjera të mëdha, duke bërë thirrje për..
Qytetarët do të heqin dorë nga blerjet në dyqanet e mëdha dhe shërbimet bankare sot. Arsyeja e bojkotit për të pestën javë radhazi janë çmimet e larta..