Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rregullatori i energjisë fillon kontroll të transaksioneve në tregun e gazit

Foto: balkangashub.bg

Grupi i punës për transparencën e tregtisë me shumicë të energjisë i Rregullatorit të Energjisë fillon inspektimin e marrëveshjeve të lidhura të "Qendra e Gazit Ballkani” për periudhën 1-7 shkurt 2022. Arsyeja e inspektimit është deklarata në një intervistë televizive e Rumen Ovçarovit - ish-Ministër i Energjetikës, se menaxhmenti i ri i “Bulgargaz” i ka shitur Rumanisë 60 000 megavat orë gaz natyror në vetëm 3 sekonda. Deklarata e Ovçarovit u mohua më vonë nga Bulgargaz dhe Ministri i Energjetikës Aleksandër Nikollov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ilva Johanson

Bullgaria dhe Rumania nuk e kanë përfunduar ende rrugën drejt Shengenit të plotë, sipas Austrisë

Komisionerja Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johanson shprehu shpresën se Bullgaria dhe Rumania do të pranohen në Shengen dhe në rrugë tokësore deri në fund të mandatit të saj. Duke hyrë në Këshillin e Punëve të Brendshme në Luksemburg, ajo..

botuar më 24-10-10 3.42.MD
Ekaterina Zaharieva

Kandidatja bullgare për komisionere evropiane Ekaterina Zaharieva do të dëgjohet më 5 nëntor

Inspektimi i komisionit ligjor të Parlamentit Evropian nuk konstatoi konflikt interesi për kandidaten bullgare për komisionere evropiane Ekaterina Zaharieva. Më 5 nëntor do të dëgjohet në Komisionin për Industri, Kërkim dhe Energji të Parlamentit..

botuar më 24-10-10 2.24.MD

Bullgaria mbështet Ukrainën në luftën për pavarësi dhe integritet territorial

Ne mbështesim Ukrainën në kauzën e saj të drejtë për të ruajtur pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj sipas Kartës së OKB-së. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në Dubrovnik para samitit "Ukrainë-Evropa..

botuar më 24-10-10 10.03.PD