Ne mbështesim Ukrainën në kauzën e saj të drejtë për të ruajtur pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e saj sipas Kartës së OKB-së. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në Dubrovnik para samitit "Ukrainë-Evropa Juglindore", transmeton BTA. Gllavçev theksoi se qëndrimi i shprehur nga ai është në përputhje me vendimet e Kuvendit Popullor. Ne do të mbështesim Ukrainën aq sa duhet, sipas mundësive tona, tha Kryeministri. Në fjalën e tij ai theksoi se lufta në Ukrainë kërkon që integrimi evropian të mbetet lartë në axhendën politike të BE-së. “Zgjerimi i BE-së është një gur themeli për paqen dhe prosperitetin mes popujve të Evropës. Shpresoj se Ukraina do të ruajë vrullin e saj drejt integrimit evropian”, shtoi Gllavçev.
Ditën e enjte do të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu në të gjithë vendin, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore dhe në Bullgarinë Qendrore Veriore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat minimale do..
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
Deputetët bënë një përpjekje të dytë të pasuksesshme për të zgjedhur një kryetar të Asamblesë Kombëtare të 51-të. Nga pesë kandidatët e nominuar, Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB)..
Koalicioni GERB-SDS po fillon bisedimet për të diskutuar veprimet e përbashkëta politike në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor,..
Në pavijonin bullgar, në kuadër të COP29 në Baku të Azerbajxhanit, më 13 nëntor, presidenti Rumen Radev do të hapë forumin energjetik së bashku me..
Gjatë prezantimit zyrtar të rezultateve të inspektimit në Forcat Ajrore pas përplasjes së një avioni stërvitor luftarak në aeroportin "Graf Ignatievo", ku..