Presidenti Rumen Radev e cilësoi si shantazh institucional marrjen në pyetje të Kryeministrit Kirill Petkov në Prokurori. Kreu i shtetit tha se pret që liderët e partive në koalicion të qëndrojnë fort pas Kryeministrit në situatën aktuale. Sipas Radevit, është iluzion të mendosh se demokracia dhe shteti i së drejtës do të rikthehen papritur, sepse procesi është i vështirë dhe gabimet dhe zhgënjimet janë të pashmangshme, për këtë ka nevojë për më shumë kohë. Sipas tij, ka bashkëpunim konstruktiv mes Presidencës dhe pushtetit ekzekutiv, por institucioni presidencial pret që kabineti të jetë shumë më i hapur, transparent dhe më parimor në punën e tij për të larguar çdo dyshim për vendimet dhe veprimet në prapaskenë.
Kryeministri Kirill Petkov ishte thirrur në pyetje në Prokurorinë e Lartë të Kasacionit. Ai u thirr në lidhje me deklaratat e tij se në Bullgari ka rreth 20 persona, të cilët sipas tij janë në themel të krimit ekonomik dhe kriminal, por Prokuroria nuk ka marrë asnjë masë.Ish-udhëheqësi i majtë Sergej Stanishev do të marrë pjesë në garën për kryetar të Partisë njëqindvjeçare Socialiste Bullgare (BSP). Në një konferencë për shtyp në BTA, Stanishev tregoi se ai "po hyn në garë" me kandidatët e tjerë për të kthyer "kuptimin dhe..
Në një deklaratë parlamentare në emër të “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike”, deputeti Martin Dimitrov deklaroi se veprimi i parë i qeverisë së re është sabotimi i hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë. "Bullgaria plotëson të gjitha..
Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se çështja maqedonase nuk është e mbyllur sepse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që të drejtat e personave me identitet maqedonas në Bullgari nuk respektohen. Fjalët e tij për median..
Përfitimet për Bullgarinë nga hyrja e plotë në Shengen vlerësohen në mbi 800 milionë euro në vit. Më të mëdha ato do të jenë për prodhuesit dhe eksportuesit...
Ditën e shtunë, 25 janar, Radio Kombëtare Bullgare shpërndau çmimet e saj vjetore "Sirak Skitnik". Nënpreisidentja Ilijana Jotova ia dhuroi çmimin e madh..
61% e bullgarëve hasin lajme të rreme çdo ditë, sipas një sondazhi të Agjencisë “Mjara”, të kryer deri më 17 janar. Të paktën një herë ose disa herë në..