Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Java e Martesës mbahet në Bullgari për herë të 11

Pandemia nxori në pah shumë probleme të pazgjidhura në familje

Konsulentja familjare Dinka Koleva: Lumturia me çdo kusht nuk duhet të jetë motivi kryesor për fillimin e një lidhjeje të re

Foto: pixabay

Krijimi i një familje të bashkuar është një hap i rëndësishëm në jetën e njeriut dhe zbatimi i saj kërkon kohë dhe zgjedhje të vetëdijshme. Për të inkurajuar çiftet në rrugën e krijimit të një familjeje të suksesshme, Java e Martesës mbahet në vendin tonë prej 11 vitesh. Shumë profesionistë të shëndetit familjar janë të përfshirë në ndihmën e familjeve me këshilla dhe iniciativa.Ngjarja është ndërkombëtare dhe mbulon 25 vende nga data 7 deri më 14 shkurt.

Vështirësitë në marrëdhëniet e përbashkëta janë për shkak të faktorëve mbi të cilët mund të ndikojmë dhe të tjerëve - që janë jashtë kontrollit tonë. Në këto të fundit mund të përfshijmë dhe epideminë  nga Covid-19 - tanimë 2 vjet ajo është një pjesë e jetës sonë, pothuajse si në një martesë. Paraqitja e virusit  nxori në dukje  probleme të shumta të pazgjidhura në familje dhe në përgjithësi në marrëdhëniet njerëzore dhe i detyroi njerëzit t’i kushtojnë një vëmendje vetes, shëndetit psikik dhe rezistencës.

Sipas terapistes familjare Dinka Koleva epidemia është një krizë në nivel kolektiv që çdo anëtar i shoqërisë e përjeton në mënyrë të ndryshme.

Dinka Koleva

“Kjo krizë është shumë më e rëndë për njerëzit, të cilët tanimë kanë përjetuar humbje - të njerëzve të afërt, të punës, dhe kjo nuk ka sesi të mos të ndikojë mbi çiftin - thotë ajo. Pavarësisht nga kriza, të cilën po e përjetojmë, është me rëndësi të jemi të hapur dhe të mundohemi të kuptojmë, kur partneri ynë kalon përmes një situatë të vet të ndërlikuar të brendshme. Është mirë po kështu të përqendrohemi mbi gjërat në dispozicion, përmirësimi i të cilëve varet prej nesh dhe është në bazë të forcave tona.”

Një shembull i ngjashëm është kujdesi për fëmijët, të cilët janë bërë viktimë të kufizimeve kundër epidemisë. Arsimi online i privoi  nga kontakti i drejtpërdrejtë me bashkënxënësit e tyre dhe shokët dhe largimi dhe tjetërsimi ndikoi negativisht mbi psikikën e tyre. Pikërisht këtu roli i prindërve është përcaktues, është kategorike Dinka Koleva.

Shumë i rëndësishëm është shembulli personal i prindit - thekson terapistja. Nëse ai i përballon me dinjitet sfidat e jetës, kjo e kthen atë në një hero për fëmijën dhe ai i percepton cilësitë e tij me shpejt dhe më lehtë, sesa përmes llojeve të tjera të rekomandimeve apo këshillave. Është me rëndësi po kështu që fëmijët të mësohen të njohin ndjenjat e veta, të mund t’i kontrollojnë dhe të transformojnë ato negativet në diçka konstruktive. Një prej tyre është agresioni.”

Kurse ai është një energji jetike, sqaron Dinka Koleva:

“Nëse njeriu ka metoda të veta ose hobi, përmes të cilave të mund ta kontrollojë, ai mund të reagojë në mënyrë shumë më të balancuar në rast konflikti në shtëpi.”

Jo rastësisht rastet e një dhune familjare po rriten dhe vëllimi i tyre u llogarit shumë shpejt pas futjes së bllokimit të parë kombëtar më 13 mars 2020. Mbi 3 mijë sinjale për vitin qenë dhënë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, derisa gjatë  vitit të kaluar afro 90 veta në ditë kanë kërkuar ndihmë në numrin e urgjencës 112.


Pamundësia e njerëzve të ndërtojnë  marrëdhënie stabile dhe afatgjata po kështu është një nga sfidat përpara çifteve dhe familjeve në ditët tona. Por dhe këtu ka një qëndrim punues:

“Për të hyrë në një marrëdhënie të kënaqshme dhe të pjekur, është e rëndësishme që fillimisht të ndërtojmë një marrëdhënie të tillë të ngjashme me veten tonë - të njihemi dhe të zhvillojmë anët tona të forta, të evitojmë  frikësimet tona si dhe mangësitë. Është me rëndësi po kështu që të mësohemi  të jemi të lumtur madje dhe në momente, kur nuk jemi në një lidhje. Gracka, në të cilën bien më shpesh njerëzit, është ajo e pritjeve të mëdha për lumturi me çdo kusht dhe mendimi se pikërisht lidhja do tua sigurojë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: pixabay, EPA/BGNES, arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit marrin dhurata nga Plaku i Krishtlindjeve

Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..

botuar më 24-12-23 8.25.PD

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD