Besimi është tema kryesore e radiostacioneve në mbarë botën, sot, më 13 shkurt. Dhe kjo nuk është e rastit. Në një kohë pandemie dhe të lajmeve të rreme, UNESKO-ja ka zgjedhur të fokusohet mbi temën "Radioja dhe besimi" gjatë festimit të 11-të të Ditës Botërore të Radios.
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) merr pjesë në festimin e Ditës Botërore të Radios që nga fillimi i saj në vitin 2012, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi ta kthejë ditëlindjen e radios së Kombeve të Bashkuara në një festë të radiostacioneve në mbarë botën.
Duke shërbyer si një urë lidhëse midis transmetimeve tradicionale dhe teknologjive të reja, radioja sot ofron një larmi përmbajtjesh në një sërë pajisjesh dhe formatesh, si podkaste dhe platforma multimediale. Studime të ndryshme tregojnë se besimi në mediat sociale po bie globalisht. Në të njëjtën kohë, radioja mbetet media tek e cila besojnë më shumë njerëz.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..