Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plani i rimëkëmbjes së Bullgarisë do të vlerësohet nga BE më 15 mars

Foto: ЕPA/BGNES

Komisioni Evropian ka lejuar që afati për vlerësimin e planit bullgar të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të zgjatet edhe një muaj, tha Komisioni për BNR. Pritet që pas rishikimit të radhës vlerësimi i planit të jepet më 15 mars.

Pak ditë më parë, kryeministri Kirill Petkov i tha parlamentit se një version i ri i planit është dërguar në Bruksel. Ai shtoi se në të janë rishikuar politikat sektoriale të energjetikës për shkak të varësive të lidhura me furnizimet me gaz dhe tensioneve midis Rusisë dhe Ukrainës.

Në fund të vitit 2021, zëvendëskryeministri në detyrë Atanas Pekanov njoftoi se Komisioni ka 43 vërejtje për dokumentin. Dy prej tyre ishin serioze dhe të lidhura me energjinë dhe shtetin ligjor.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 14 majin

Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 7°. Vranësirat do të jenë të ndjeshme gjatë ditës, pas mesditës do të ketë reshje të shkurtra mbi Bullgarinë Perëndimore, intensive në zonat malore...

botuar më 24-05-13 7.35.MD
Atanas Zaprjanov

Avionët F-16 Block 70 do të mirëmbahen plotësisht në Bullgari

Riarmatosja e Forcave Ajrore Bullgare me avionë F-16 Block 70 do të kontribuojë në shfrytëzimin e teknologjive të reja në fabrikën shtetërore të riparimit të avionëve "Avionams" për mirëmbajtjen e avionëve, tërësisht në territorin bullgar. Ky avion..

botuar më 24-05-13 5.30.MD

SHBA mund të na ndihmojë me studimin e një korridori energjetik Lindje-Perëndim

Operatori Bullgar i Sistemit të Energjisë Elektrike dhe Agjencia e Tregtisë dhe Zhvillimit të Shteteve të Bashkuara mund të bashkëpunojnë në zbatimin e aktiviteteve të kërkimit për një korridor energjetik "Lindje-Perëndim" që do të lidhë operatorët e..

botuar më 24-05-13 2.24.MD