Bullgari Bllagovest Ahillov, i cili që prej vitesh jeton dhe punon në Kanada, u nominua për Çmimet Kinematografike Kanadeze, njoftoi BTA. Ky nominim është i pari për bashkatdhetarin tonë, i cili tashmë ka 11 nominime për çmimet televizive amerikane “Emi”. Bllag Ahillov, si është i njohur në Kanada, është pjesë e ekipit të filmit “DinoDana: TheMovie”, e nominuar për montazh zanor në konkurrencë me kolektive që punuan mbi katër prodhime të tjera.
Çmimet kanadeze të filmave janë më prestigjiozët në vend dhe shpesh janë krahasuar me çmimet “Oscar” dhe “Emi”, si dhe me BAFTA-n britanike dhe “Sezar”-in francez. Ato dorëzohen nga Akademia e Filmit dhe Televizionit Kanadez që nga viti 2013, kur u bashkuan çmimet e mëparshme individuale për arritje në kinema dhe televizion. Çmimet dallojnë arritje artistike dhe teknike në industrinë e filmave dhe prodhimeve të televizionit dhe mediave elektronike në gjuhën angleze.
Mbajtësit e çmimeve kanadeze do të shpallen në fillim të prillit. Ahillov lindi në Bullgari. Që kur ishte në moshën 4 vjeç e gjysmë u largua për në Londër me prindërit e tij dhe pesë vjet më vonë familja e tij u vendos në Kanada, ku banon tashmë 26 vjet. Mbaroi arsimin e lartë në Universitetin “Full Sail Entertainment” në Floridë të ShBA-së. Në Kanada nisi nga puna si inxhinier zëri në kompaninë “Sinking Ship”.
Prindërit e Bllag Ahillov janë gjithashtu krijues - nëna e tij Jana është një mësuese pianoje dhe babai i tij Aleksandër Ahillov është një piktor dhe artist vizual.
Bllag Ahillov vjen shpesh në Bullgari dhe kalon shumë kohë me të afërmit e tij. Gjyshi i tij Borisllav Vlladikov, një shkrimtar, dramaturg dhe botues, ka një ndikim të madh në jetën e tij, “ai më mësoi shumë gjëra për atdheun, historinë dhe trashëgiminë”, tha Ahilov për BTA.
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...