724 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 73% e të sapoinfektuarve nuk janë vaksinuar. 11% e 6559 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Numri i të sëmurëve aktivë është ulur me 1758 në 218 694 veta. Në spitale u shtruan 138 pacientë të infektuar. 86 për qind e tyre nuk janë vaksinuar. Të shtruarit në spital janë gjithsej 4268 veta. 503 janë në repartet e kujdesit intensiv.
24 persona me Covid të konfirmuar vdiqën gjatë harkut të shënuar kohor. 22 prej tyre nuk janë vaksinuar. Janë shëruar 2458 persona të infektuar. Të dielën janë dhënë 554 vaksina.
Nga data 28 shkurt, të gjithë nxënësit kthehen në shkolla dhe do të vazhdojnë të testohen për koronavirus një herë në javë.Në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon procesi kundër gjashtë bullgarëve të akuzuar për spiunazh për Rusinë. Kreu i "celulës së spiunëve" Orlin Rusev dhe Biser Xhambazov u deklaruan fajtorë. Tre të tjerë - Katrin Ivanova, Vanja Gaberova dhe Tihomir Ivançev..
Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para..
GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..