Ajo është studente në Universitetin Shtetëror të Muzikës dhe Arteve Skenike në Vjenë (MDW) dhe bën studime në klasën e pianistes me famë botërore Lilya Zilberstein. Luan në piano me pasion, mjeshtëri dhe përkushtim. Thotë për vetveten se është kureshtare dhe dëshiron të bëjë shumë gjëra, por muzika është jeta e saj. Ajo quhet Anzhela Todorova dhe është vetëm 22 vjeçe. Ajo ka ulur para pianos që në moshën 5 vjeçe dhe deri më sot ka kaluar një rrugë të gjatë, plot vështirësi, por dhe suksese.
Anzhela jeton dhe bën studime në Vjenë për një vit, por pandemia dhe bllokimi i kufizuan shumë kontaktet e saj me bashkëmoshatarët.
Vajza u diplomua në shkollën muzikore “Ljubomir Pipkov” në Sofje në klasën e pianos të Prof. Milena Mollova dhe më pas i vazhdoi studimet në Universitetin e ri Bullgar /NBU/ sërish nën drejtimin e saj. Deri më tani, pianistja e talentuar ka fituar mbi 20 çmime në konkurse për piano dhe muzikë dhome brenda dhe jashtë vendit. Dhe ajo pretendon se suksesin e saj ia detyron më së shumti mësueseve të saj të preferuara në Shkollën e Muzikës - Prof. Mollova dhe Emilia Kaneva.
“Në Bullgari kemi një bazë të mrekullueshme për mësimin e të gjitha lëndëve teorike, si harmonia, solfezhi, ritmi... Me një mësues të mirë do të përfitoni aftësi teknike, por ne kemi diçka më shumë - teorinë. Përveç kësaj, në shumë vende nuk ka shkolla të mesme të muzikës, kurse ne kemi arsim të mesëm muzikor. Pra, baza jonë është e mrekullueshme, ajo gërsheton praktikën dhe përgatitjen teorike.”
Ashtu si shumica e nxënësve të talentuar të Shkollës Muzikore të Sofjes, Anzhela merr pjesë në konkurse që nga mosha fëmijërore. “Kërkohet motivim, dhe ai vjen me sukseset. Konkurset kanë qenë pjesë e jetës sime që në moshën 10-vjeçare”, thotë Anzhela. Ajo kujton daljen e saj të parë në një konkurs. Atëherë ajo e fitoi çmimin e parë dhe special të Virtuozëve të Rinj në Sofje. Vijuan një sërë çmimesh dhe mirënjohjesh muzikore. “Por të them të drejtën, më e rëndësishmja është vetë përgatitja për garën. Sepse duke u përgatitur njeriu zhvillohet”, thotë Anzhela. Vitin e fundit, krahas ushtrimeve të zellshme nën drejtimin e zonjës Zilberstein, Anzhela vjen rregullisht në Bullgari për të luajtur me Prof. Mollova.
“Muzika është një mike që është gjithmonë me mua”, thotë bullgarja. Ajo e do shumë edhe baletin. Vallëzon që nga fëmijëria dhe madje që prej kohësh vallëzon në një grup profesional. I pëlqejnë gjithashtu fotografia dhe sporti.
Por del se muzika jo vetëm mund të japë, por edhe të... marrë nga njeriu:
“Jam kureshtare për shumë gjëra. Interesohem për patinazh në akull, ski, etj. Por, ky është një rrezik që mund të më kushtojë karrierën time - nëse e thyej krahun, nëse qëndroj disa muaj pa luajtur, është katastrofike. Kam dëshirë të merrem edhe me gjëra të tjera që janë interesante për mua, por të rrezikshme.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv, Anzhela Todorova
Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..
Ajo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera..
Çdo vit në prag të festës së vëllezërve të shenjtë Kiril dhe Metodi, të alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe letërsisë sllave - 24 maj, një delegacion bullgar i kryesuar nga kryetari i Kuvendit ose kreu i shtetit priten në audiencë nga kreu i..