2274 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. Numri i të infektuarve të rinj u ul me 376 në krahasim me një ditë më parë. ¾ nga të sapoinfektuave nuk kanë vaksina. 12.1 për qind nga 18 771 testet e kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg.
Të sëmurët e regjistruar aktiv janë me 2237 më pak dhe janë 212 478.
Në spitale u pranuan 330 pacient të rinj. Prej tyre 83.6 nuk janë të vaksinuar. Numri i të shtruarve në spital gjithashtu u ul me 192 pacient dhe tani është 3460 veta. Në terapi intensive janë 447 të infektuar.
Në 24 orët e fundit vdiqën 59 veta me Covid të konfirmuar. 55 prej tyre nuk ishin të vaksinuar. Të shëruarit janë 4452.
Ditën e mërkurë u dhanë 2799 vaksina.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar. Vlerat e termometrit në shumicën e vendeve do të jenë negative. Para mesditës do të ketë..
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore u mbajt përpara monumentit të Apostullit të Lirisë në Sofje . Homazhe bënë kreu i shtetit Rumen..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për përmbushjen e kritereve për anëtarësim në eurozonë. Kjo u bë e qartë nga një intervistë të tij për BTA, në..
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve..