Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komandanti i Përgjithshëm i Forcave Tokësore të NATO-s vizitoi Bullgarinë

Admiral Emill Eftimov dhe Gjenerallejtënant Roger Clutier
Foto: BGNES

Në kulmin e luftës në Ukrainë, Komandanti i Komandës Tokësore të NATO-s, gjenerallejtënant Roger Clutier mbërriti në Bullgari. Ai u takua me Shefin e Mbrojtjes Admiral Emill Eftimov. Të dy diskutuan forcimin e potencialit mbrojtës të NATO-s.

Mysafiri përshëndeti vendimin bullgar për të formuar një grup luftarak të Aleancës me pjesëmarrjen e ushtarëve nga vendet aleate. “U theksua afati i përshtatshëm i vendimit në përputhje me krijimin e grupeve luftarake në vendet e tjera të Evropës Lindore”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.

Clutier inspektoi gjendjen e njësive ushtarake bullgare, terreneve stërvitore dhe pajisjeve ushtarake.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut

Me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesve Vullnetar të Gjakut, sot në vend po organizohen aksione të dhurimit të gjakut. Ekspertët nga Organizata Bullgare për Dhurimin Vullnetar të Gjakut theksojnë se sipas të dhënave të Organizatës Botërore të..

botuar më 24-06-14 12.31.MD

Një stuhi e fortë në Sofje dhe Bansko theu pemët dhe mbylli rrugët

Pas stuhisë së fortë të mbrëmshme, ekipet e Drejtorisë së “Asistencës dhe Parandalimit Emergjent” të Bashkisë Metropolitane po heqin degët dhe pemët e thyera nga rrugët. Për momentin vazhdojnë punën tetë ekipe të Drejtorisë. Një erë e fortë me..

rinovuar më 24-06-14 10.55.PD

Parashikimi i motit për 14 qershorin

Ditën e premte në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me erë mesatare. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra, por intensive, dhe vranësira. Në Bullgarinë Juglindore ka rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-06-13 7.35.MD