Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Skiatorë me kostume tradicionale festuan Ditën e Çlirimit në Pamporovo

Foto: Facebook /@goliamoto.spuskane

Më shumë se 700 skiatorë me veshje tradicionale zbritën me trengjyrësh nga maja Snezhanka në zonën e skive Studenec në Pamporovo. Në procesion morën pjesë bullgarë nga të gjitha moshat dhe rajonet e vendit. Në fund të zbritjes nën tingujt e himnit të Bullgarisë ata së bashku valëvitën një flamur të madh trengjyrësh. Ata u përshëndetën nga gajdexhinjtë e qytetit Çepellare dhe një këngëtare me himnin e malit Rodopa “E bardë jam, e bardhë jam, o trimi”.

Zbritja masive me ski me kostume kombëtare për Festën Kombëtare - 3 marsin mbahet në pushimoren Pamporovo të malit Rodopa për të pestën herë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga qyteti detar Nesebër

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..

botuar më 25-02-21 6.55.MD

Bullgaria do të marrë helikopterin e dytë mjekësor deri në fund të shkurtit

Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..

botuar më 25-02-21 2.45.MD

Parlamenti miratoi një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në Ukrainë

Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..

botuar më 25-02-21 1.36.MD