Pas përleshjeve për termocentralin më të madh bërthamor “Zaporothie” në Ukrainë u shpërthye një zjarr. Zjarrfikësit shuan godinën e ndezur administrative të centralit i cili ka 6 blloqe. Nuk ka rrjedhje të rrezatimit. Centrali është nën kontrollin e ushtrisë ruse. Për shkak të luftimeve Britania e Madhe kërkoi thirrjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në raundin e dytë të bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë u arrit pajtim se duhet të organizohen korridore të gjelbra për tërheqjen e qytetarëve civilë nga rajonet e përleshjeve. Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenskij kërkoi bisedime “sy me sy” me Presidentin rus Vlladimir Putin. Sipas Zelenskij kjo është mënyra e vetme t’i jepet fund luftës. Ai e përcaktoi zhvillimet në Centralin Atomik Elektrik “Zaporozhie” si një terror bërthamor. Pavarësisht sulmet ruse nuk ka ndryshim të konsiderueshëm në frontet në Ukrainë. Mbrojtja ukrainase pret desant ajror pranë Odesës.
Nga Pentagoni njoftuan se u krijua një lidhje të drejtpërdrejtë komunikimi me Ministrinë ruse të Mbrojtjes, për të parandaluar konflikte dhe incidente të ndryshme, njoftoi Agjencia Reuters.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..