1104 janë rastet e reja të koronavirusit në vend për 24 orët e fundit. Mbi 71 për qind e të sapoinfektuarve nuk kanë imunizim kundër covid-19. Nga 8634 testet e kryera 12.8 për qind janë pozitive, tregon portali coronavirus.bg.
Po rritet numri i të sëmurëve aktiv me 318 veta deri në 212 790. Në spitale u pranuan 112 të infektuar në 24 orët e fundit. Pothuajse 85 për qind prej tyre nuk kanë vaksina kundër koronavirusit. Pacientët e hospitalizuar janë 3445, prej tyre në terapi intensive janë 436 të infektuar.
Në 24 orët e fundit vdiqën 20 veta me Covid-19 të konfirmuar. 19 prej të vdekurve nuk ishin të vaksinuar kundër infeksionit. U shëruan 766 veta,
Ditën e enjte u dhanë mezi 243 vaksina për arsye të Festës Kombëtare të Bullgarisë.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..