Nuk ka korridore të hapura të gjelbër në Ukrainë deri më tani, për evakuimin e civilëve nga qytetet e rrethuara, tha për BNR deputeti i Këshillit Suprem të Ukrainës Anton Kisse. Në Bollgrad është relativisht e qetë. 50 persona të tjerë u larguan nga Odesa për në Bullgari. Kemi probleme të mëdha me pamjaftueshmërinë e barnave, shtoi Kisse.
Kiеvi i caktoi korridoret humanitare të propozuara nga Moska si “imorale”, sepse propozimi shoqërohet me kushtin që evakuimi i popullsisë të bëhet në drejtim të Bjellorusisë dhe Rusisë.
Një linjë pa pagesë për ndihmë të refugjatëve ukrainas në Bullgari u hap që nga 7 marsi. Në telefonin 0800 20101 nevojtarët mund të marrin informacion nga konsulentët dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq të Bullgarisë nga ora 08:00 deri në 20:00. Kontakti mund të bëhet me email: help@redcross.bg
Qytetarët vullnetarë ukrainasdo t’u përgjigjen telefonatave në ukrainisht dhe rusisht.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..