Qeveria nuk do të mbështesë sanksionet kundër Rusisë, të cilat janë të pafavorshme për vendin, tha Kryeministri Kirill Petkov në Parlament. “Ne po e shqyrtojmë secilin sanksion veç e veç. Këto sanksione, të cilat mund t'i mbështesim, ne i mbështesim, sepse nuk është e drejtë të ketë një luftë të tillë. Në qoftë se Rusia e ndalon naftën në këtë moment, ky është një problem për ne," tha Petkov.
Gënjeshtra se Bullgaria po eksporton armë për në Ukrainë është një kërcënim për sigurinë kombëtare të vendit, tha gjithashtu Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Ekonomisë Kornelija Ninova në Parlament. Ajo theksoi se Bullgaria nuk merr pjesë në veprimet ushtarake me armë dhe mallra me përdorim të dyfishtë dhe bëri thirrje për t'u dhënë fund këtyre manipulimeve.Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..