Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar /FMN/ ka miratuar 1.4 miliardë dollarë fonde emergjente për Ukrainën. Fondet do t'i lejojnë vendit të plotësojë nevojat urgjente të bilancit të pagesave, të cilat rrjedhin nga efektet e luftës në vazhdim. Sipas Kristalina Georgievës, kryetare e FMN-së, pushtimi rus do të çojë në një recesion të thellë këtë vit.
Veprimet ushtarake në Ukrainë po vazhdojnë tashmë 15 ditë dhe luftimet rreth kryeqytetit Kiev po intensifikohen. Pak pas mesnate u njoftua për goditje në zona të banuara dhe mbi një tubacion gazi në qytetin Ohtirka të rajonit të Sumit, njoftohet edhe për njerëz të vdekur. Një spital për nëna dhe fëmijë u shkatërrua nga granatimet e djeshme të Mariupolit, ka informacione për të paktën 17 persona të plagosur. Nuk ka njoftime për vdekje. Sulmi shkaktoi zemërim në të gjithë Evropën dhe u dënua nga Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara dhe organizatat humanitare, duke përfshirë “Mjekët pa Kufij”. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres e quajti sulmin "të tmerrshëm" dhe bëri thirrje që "kjo dhunë e pakuptimtë të ndalet". Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski ka akuzuar Rusinë për gjenocid dhe ka bërë thirrje për sanksione edhe më të ashpra ndaj Moskës.
Sot, në Turqi, Ministrat e Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe Rusisë, Dmitri Kuleba dhe Sergei Lavrov do të negociojnë kushtet e ndërprerjes së armiqësive.Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i..
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi..