Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov mbeti kryetar i GERB-it

Bojko Borisov
Foto: BGNES

Kryetari i GERB-it dhe ish-kryeministri Bojko Borisov u rizgjodh unanimisht në postin e liderit të GERB-it në mbledhjen kombëtare të partisë ditën e diel, më 13 mars. “Në kohë lufte, komandantët nuk ndryshojnë”, tha ai, duke propozuar që të mbeten në poste edhe dy zëvendësit e tij, Tomisllav Donçev dhe Daniell Mitov.

Në një deklaratë politike, GERB njoftoi se do të punojë për një qeverisje të re të vendit, duke ndjekur strategjinë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Përveç kësaj ai do të formojë një qeveri në hije. Sipas partisë opozitare GERB, qeveria e tanishme ka dështuar përsa i përket luftës në Ukrainë, politikës sociale, kontrollit të çmimeve dhe inflacionit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festojmë Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut

Me rastin e Ditës Botërore të Dhuruesve Vullnetar të Gjakut, sot në vend po organizohen aksione të dhurimit të gjakut. Ekspertët nga Organizata Bullgare për Dhurimin Vullnetar të Gjakut theksojnë se sipas të dhënave të Organizatës Botërore të..

botuar më 24-06-14 12.31.MD

Një stuhi e fortë në Sofje dhe Bansko theu pemët dhe mbylli rrugët

Pas stuhisë së fortë të mbrëmshme, ekipet e Drejtorisë së “Asistencës dhe Parandalimit Emergjent” të Bashkisë Metropolitane po heqin degët dhe pemët e thyera nga rrugët. Për momentin vazhdojnë punën tetë ekipe të Drejtorisë. Një erë e fortë me..

rinovuar më 24-06-14 10.55.PD

Parashikimi i motit për 14 qershorin

Ditën e premte në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik me erë mesatare. Në shumë vende do të ketë reshje të shkurtra, por intensive, dhe vranësira. Në Bullgarinë Juglindore ka rrezik për breshër. Temperaturat minimale do të lëvizin..

botuar më 24-06-13 7.35.MD