Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev tha se nuk e shqetëson vizita e Kryeprokurores evropiane

Ivan Geshev
Foto: BGNES

Prokurori i Përgjithshëm Ivan Geshev i quajti “foshnjë e parakohshme ligjore” ndryshimet në Ligjin për Pushtetin Gjyqësor me të cilët pushtetarët propozojnë mbylljen e gjykatës dhe prokurorisë së specializuar. Prokurori qortoi Ministren e Drejtësisë Nadezhda Jordanova dhe udhëheqësin e “Po Bulgaria” Hristo Ivanov se ndryshimet u shkruan në errësirë ​​dhe i ftoi ata në një debat publik. Nadezhad Jordanova rikujtoi se ndryshimet në ligj u diskutuan në shoqëri.

Sa i përket vizitës së Kryeprokurores evropiane Laura Koveshi në vendin tonë, Ivan Geshev tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. “E vetmja gjë që më shqetëson është shkelja e vazhdueshme e shtetit ligjor dhe ndarja e pushteteve nga politikanët. Kjo po shqetëson gjithnjë e më shumë partnerët tanë evropianë”, përfundoi ai.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 8 janarin

Ditën e mërkurë do të mbajë mot kryesisht me diell në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Vranësira të konsiderueshme do të ketë në ekstremin juglindor por më vonë do të zvogëlohen. Temperaturat minimale do të lëvizin kryesisht nga minus 1° deri në..

botuar më 25-01-07 7.40.MD
Ljudmilla Petkova

Problemi kryesor i Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë të Bullgarisë është filozofia e tij e gabuar

Ministrja në detyrë e financave Ljudmilla Petkova mbrojti parametrat në projektbuxhetin për vitin 2025 para deputetëve të komisionit buxhetor. Ajo shpjegoi se Buxheti 2025 pasqyron politikat e viteve të fundit. Shpenzimet i kalojnë të ardhurat me 18..

botuar më 25-01-07 4.29.MD
Manoll Genov

BSP nuk ka ftesë për të rinovuar negociatat për formimin e qeverisë

Bisedimet për formimin e qeverisë së rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor nuk janë të rinovuar në këtë fazë. Kujtojmë se në fund të javës së kaluar GERB-SDS njoftoi se po i ndërpresin negociatat me DB, BSP dhe ITN për..

botuar më 25-01-07 2.46.MD