Filmi që shoqëria bullgare mezi priste quhet "Petja Petjas sime". Filmi shfaqet në kinema që nga fillimi i vitit dhe po vazhdon të tërheqë shikues jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë. Ai i kushtohet poeteshës së talentuar Petja Dubarova, e cila edhe pse u largua nga kjo botë vetëm në moshën 17-vjeçare, po vazhdon të emocionojë brezat e të rinjve bullgarë. Vlerësimi i radhës për filmin, i frymëzuar nga jeta e Petjas së talentuar, erdhi nga festivali “Frankofilm” në Romë. Aty filmi bullgar fitoi çmimin e publikut. Në përzgjedhjen zyrtare të festivalit morën pjesë 18 filma nga vende të ndryshme, dhe "Petja Petjas sime" ishte i vetmi nga Bullgaria. Aktualisht filmi është për një turne botëror ndër komunitetet bullgare jashtë vendit - Këln, Hamburg, Madrid dhe Malaga.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..