"Çanta e shpinës digjitale - Bullgaria ime" për nxënësit bullgarë jashtë vendit është pothuajse "e mbushur", kjo u raportua në një takim në shkollën bullgare "Nikolla Vapcarov" në Nikozi të Qipros.
Projekti, i bashkëfinancuar nga programi evropian Erasmus +, do të jetë gati deri në maj të vitit 2022, tha për BNR Doc. Angelina Markovska, koordinatore e projektit në Universitetin e Veliko Tërnovos. Partnerët janë Bashkimi i Bullgarëve në Qipro dhe Shoqata Kulturore Greko-Bullgare “Paisij Hilendarski” bashkë me shkollat e fundjavës në Nikozi dhe Athinë.
Ata po zhvillojnë një platformë elektronike arsimore me akses falas. Manualët interaktivë për gjuhën dhe letërsinë, gjeografinë dhe historinë bullgare do të përdoren nga shkollat bullgare jashtë vendit për mësim në distancë. Modeli mund të përshtatet me sistemet arsimore të çdo vendi të BE-së.Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..