Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

80% e platformës digjitale për shkollat bullgare të fundjavës jashtë shtetit është gati

Foto: Shkolla "Nikolla Vapcarov" në Nikozi

"Çanta e shpinës digjitale - Bullgaria ime" për nxënësit bullgarë jashtë vendit është pothuajse "e mbushur", kjo u raportua në një takim në shkollën bullgare "Nikolla Vapcarov" në Nikozi të Qipros.

Projekti, i bashkëfinancuar nga programi evropian Erasmus +, do të jetë gati deri në maj të vitit 2022, tha për BNR Doc. Angelina Markovska, koordinatore e projektit në Universitetin e Veliko Tërnovos. Partnerët janë Bashkimi i Bullgarëve në Qipro dhe Shoqata Kulturore Greko-Bullgare “Paisij Hilendarski” bashkë me shkollat e fundjavës në Nikozi dhe Athinë.

Ata po zhvillojnë një platformë elektronike arsimore me akses falas. Manualët interaktivë për gjuhën dhe letërsinë, gjeografinë dhe historinë bullgare do të përdoren nga shkollat bullgare jashtë vendit për mësim në distancë. Modeli mund të përshtatet me sistemet arsimore të çdo vendi të BE-së.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD