Një nga komunitetet më të vjetra dhe më kohezive të bullgarëve jashtë vendit ndodhet në Hungari. Karakteristike për bashkëatdhetarët tanë aty është seshumë prej tyre janë trashëgimtarë të kopshtarëve, të nisur në fillim të shekullit të kaluar drejt Evropës Qendrore, që të shpërndajnë sekretin e rritjes së perimeve.
Jeta larg atdheut nuk ka qenë fare e lehtë, por bullgarët në Hungari me përpjekje të përbashkëta kanë filluar të krijojnë institucione të veta. Fillimi është vënë gjatë vitit 1914, me Shoqërinë e krijuar të Bullgarëve në Hungari 1914, kurse dy vjet më vonë është krijuar dhe Bashkia Kishtare Bullgare /viti 1918/ në kryeqytetin hungarez, kurse gjatë vitit 1934 me dhurime të kopshtarëve bullgarë është ndërtuar dhe një kisha bullgare, që mban emrin e vëllezërve të shenjtë Kirill dhe Metodij.
Afro 20 vjet më vonë /në vitin 1957/, është ndërtuar dhe Shtëpia Kulturore Bullgare në Budapestë, në të cilën në një tokë të huaj takohen grupe amatore, ansamble folklorike dhe grupe vallëzimi të fëmijëve nga Bullgaria. Krijimi i qendrës bullgare bëhet e mundur, në sajë të dhurimeve të 400 familjeve, trashëgimtarë të kopshtarëve. Por, ëndrra e tyre që në një vend në Budapestë të mblidhen shkolla, kisha dhe shtëpi kulturore nuk ka qenë e realizuar deri në fund. Me kalimin e viteve sipërfaqja e kopshteve bullgare është pakësuar, trashëgimtarët e kopshtarëve kanë marrë rrugën e vet dhe kanë lënë pas shpine këtë mënyrë jetese. Dhe sot, në kryeqytetin hungarez më fortë i bashkon dashuria e trashëguar ndaj Bullgarisë dhe dëshira të mund të ruajnë të gjallë lidhjen me atdheun e paraardhësve të vet.
Në këtë mënyrë, ëndrra e madhe e kopshtarëve - për ndërtimin e një qendre të përbashkët arsimore, është në rrugë shumë shpejt të realizohet.Më 3 mars të këtij viti në mënyrë tepër simbolike qe dhënë fillimi i ndërtimit të qendrës kulturore-arsimore bullgare, dhe kjo fare afër kishës ortodokse bullgare dhe afër kopshtit bullgar në kryeqytetin e Hungarisë. Toka prej kohëve është e blerë prej bullgarëve, por ndërtimi i godinës bëhet i mundur në sajë të ndihmës falas nga shteti hungarez. Vendi mikpritës ka lëshuar 8 milionë euro për ndërtimin e qendrës bullgare. Sipas të dhënave nga numërimi i fundit në Hungari ka rreth 6 mijë bullgarë.
“Ky është një gjest i madh ndaj nesh, sepse kohërat janë të vështira për të gjithë, por kjo na jep forcë dhe optimizëm, se do të realizohet dhe ëndrra jonë e madhe e shumëpritur - thotë Danço Musev, kryetar i Vetëqeverisjes Republikane Bullgare, siç quhet organi drejtues i komunitetit tonë në Hungari. Për dy vjet godina duhet të jetë gati, kështu është sipas marrëveshjes, që të gjitha lejet dhe prokurimet publike janë të miratuara. Ndërtesa është mbi 3600 metra katrore me garazh nën tokë, tepër komode. Gjatë vitit 2020 dhe qeveria bullgare vendosi që të përkrahë me 1 milionë euro këtë projekt.
Ne jemi shumë të respektuar këtu. Imazhi ynë kryesor është i krijuar nga kopshtarët bullgarë akoma përpara 100 vjetëve. Ata e lënë emrin e mirë të bullgarëve, me të cilin njihemi dhe sot e kësaj dita në Hungari.
Akoma ka disa familje të mbetura bullgare, të cilat dhe tani prodhojnë perime në bazë të një teknologjie të vjetër, në ditët e sotme të krahasueshme vetëm me prodhimin organik. Ka shumë rrugë, të cilat quhen “Kopshtari bullgar” ose “Kopshti bullgar”. Gjatë 10 vjetëve të fundit ne, trashëgimtarët, mundëm të ndërtojmë në vende të tilla të paktën 10 çezma, që të mund të ruhet kujtesa për kopshtarinë bullgare. Ato janë në vendet qendrore, në parqet dhe në kopshtet që ku kalojnë shumë njerëz. Gjithmonë vëmë mbishkrime, në të cilat është shkuar se çezmat janë simbol i pastërtisë dhe i ujit, i cili ka ujitur kopshtet e stërgjyshërve tanë.”Tanimë 30 vjet, një rol të urës midis kulturës bullgare dhe hungareze luan dhe revista dygjuhësore hungareze “Hemus”. Një moment shumë i rëndësishëm është se dhe gjyshi im dhe babai im këmbëngulnin shumë që në shtëpi të flitet vetëm në gjuhën bullgare. Mbase dhe në familjet e tjera, të cilat kanë ardhur në Hungari ka qenë me nder gjuha bullgare. Ky është shkaku që ne - tanimë brezi i tretë jashtë shtetit - të zotërojmë gjuhën. Kjo është në themelin që të mbetesh dhe të ruhesh si bullgar. Nga disa herë në vit kthehemi në Bullgari, vizitojmë tubime nëpër fshatrat tona të lindjes të gjyshërve tanë rreth qytetit Veliko Tërnovo. Po e vazhdojmë këtë lidhje dhe duke ftuar këtu valltarë, koreografë dhe interpretues nga kjo krahinë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook /Vetëqeverisjes Republikane Bullgare, bolgarkultura.hu, culture.hu
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..