Nga 1 prilli gjendja e jashtëzakonshme epidemike hiqet zyrtarisht, njoftoi Ministrja e Shëndetësisë Asena Serbezova në një konferencë. Hiqet mbajtja e detyrueshme e maskave në vendet е mbyllura publike, respektimi i distancës fizike, kufizimi i numrit të personave në ambientet e brendshme, kufizimi i trajnimit ballë për ballë në shkollat e larta, ndalimi i vizitave në spitale dhe në qendrat e kujdesit social, kërkesa e punëdhënësve për praninë e jo më shumë se 50% prej punonjësve.
Megjithatë, inspektori shtetëror shëndetësor Angell Kunçev këshilloi: “Rekomandohet mbajtja e maskave në transportin publik, në spitale, në rastet e grumbullimit të shumë njerëzve në ambiente të hapura, për personat e rrezikuar dhe me sëmundje shoqëruese, përdorimi i dezinfektuesve”.
Një projektligj i ri parashikon mundësinë që Ministri i Shëndetësisë të vendosë masa anti-epidemike jashtë situatës së shpallur anti-epidemike.Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..
Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..
Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse. “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të..