Më 1 prill, Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare do të mbajë një koncert në sallën “Bëllgaria”. Programi përfshin vepra të kompozitorëve Igor Stravinski, Marin Goleminov dhe Eduard Elgar. Në Koncertin për Violonçel dhe Orkestër solist do të jetë Xhongheon Nam - fitues i konkursit të parë ndërkombëtar “Allegra” në qytetin Ruse në vitin 2021. Pjesë e çmimit të tij është ftesa e maestros Mark Kadin – Kryedirigjent i Orkestrës Simfonike të BNR-së dhe anëtar i jurisë prestigjioze.
Dirigjente e ftuar është Deljana Llazarova. Pasi u diplomua në Shkollën Kombëtare të Muzikës dhe Vallëzimit “Dobrin Petkov” me violinë, ajo vazhdoi në Shtetet e Bashkuara nën drejtimin e pedagogut të njohur të violinës, Kevork Mardirosjan. Mësoi edhe drejtim. Ajo pati mundësinë të studiojë me dirigjentë të mëdhenj si Bernard Heitink dha Paavo Jarvi. Për një periudhë jetonte në Cyrih, ku vazhdoi mësimin në klasën e maestros Johanes Shlefli. Aktualisht bullgarja punon edhe si asistente e Kristian Maçellaru në Orkestrën Kombëtare të Francës. Deljana po krijon një karrierë të suksesshme jashtë shtetit. Në skenën amtare më 1 prill do të debutojë si dirigjente.
Redaktore: Allbena Bezovska
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaViolinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Për Plamen Bonev De La Bona, si interpretues dhe autor i muzikës, viti 2024 është plot dashuri. “Dua” titullohet kënga e tij e fundit, e cila i ka dhënë..
Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të..