Dita e Humorit dhe e Shakasë, 1 prill, është një festë profesionale për të gjithë të përfshirë në magjinë e iluzionit. Gjatë vitit 2022 mbushen 47 vjet nga themelimi i Klubit të Iluzionistëve në Bullgari, i cili më vonë shndërrohet në një bashkim profesional. Në lidhje me këtë për herë të parë më 1 dhe 2 prill në Sofje, do të zhvillohet Festivali “Fire magic”/Magjitë e Zjarrit/. “Ngjarja është shenjë për vazhdimësinë dhe transmetimin simbolik të zjarrit nga një brez iluzionistësh në tjetërin" – sqaron idenë organizatori dhe Zëvendës Kryetar i Bashkimit të Iluzionistëve Borisllav Borisov, i njohur me pseudonimin e tij artistik Bobi Shou.
“Programi do të përfshijë aktivitete të shumta, duke u filluar me një pazar magjik dhe demonstrime të arritjeve të fundit në artin modern me prioritet iluzionistët e rinj. Kemi organizuar kënde magjike ku ata do të prezantojnë aftësitë, shpejtësinë dhe shkathtësinë e tyre. Në ditën e dytë është planifikuar një program garash me të gjitha zhanret në fushën e magjisë” - tregon iluzionisti përpara Radio Bullgarisë.
Një juri e specializuar prej artistëve të njohur bullgarë në këtë fushë do të shpërblejë më të mirët në kategoritë "Iluzionisti i Vitit", "Ylli i sapo paraqitur" dhe "I preferuari i publikut". Shkolla Bullgare e Magjisë ka qenë gjithmonë në pesëshen më të mirë në botë, thotë me një krenari Bobi Shou.
“Ne ishim vendi me më shumë iluzionistë profesionistë për frymë.Bullgaria kishte kaq shumë variete, restorante pra vende ku profesionistë të mahnitshëm bënin mrekulli para publikut. Dhe jo vetëm këtu, por dhe në të gjithë botën, ne ishim të preferuar dhe çdo një spektakël kalonte me një sukses të madh. Por, mjerisht në këtë moment arti variete nuk është aq i popullarizuar."
Pavarësisht nga konstatimi i bërë, vetëm një javë më parë, shfaqja "Web Burleska", prodhuar nga Teatri i tij Variete, fitoi Çmimin “Ikar” për inovacionin, dhënë nga Bashkimi i Artistëve në Bullgari.
Vet Borisllav Borisovi “infektohet” me magjinë që në moshën 5 vjeçare, gjatë kohës së një spektakli të Mistër Senkos në qytetin e tij të lindjes Llukovit. Atëherë Bobi i vogël është i ngjitur në skenë si një asistent i iluzionistit dhe ha një qepë, duke u konfirmuar të pranishmëve se është një mollë, siç i thanë, dhe më pas gjithçka bëhet histori. Vite të shumta më vonë Mistër Senko i shpjegon sekretin se, “që të bëhesh një iluzionist është e domosdoshme si fillim të gënjesh veten përpara pasqyrës dhe pas kësaj të dalësh përpara publikut. Kurse që të bëhesh një profesionalist i vërtetë janë të domosdoshme tre gjëra - punë, shumë punë dhe jashtëzakonisht shumë punë”. Sot Borisllav Borisov, në frymën e festivalit Fire Magic, i transmeton këshillat e veta vajzës së tij Desisllava Dimitrova-Sheherezada, e cila është nisur nëpër rrugën e tij.
“Në fakt, ajo nuk kishte ndërmend ta bënte këtë. Ajo përfundoi shkëlqyeshëm degën e ekonomisë, krijoi zyrën e saj dhe vendosi t'i përkushtohet biznesit. Por, vetëm pas disa muajve më tha se, heq dorë dhe do që t’i përkushtohet artit. Shumë shpejt fitoi një popullaritet dhe u bë kampione ballkanike për magji gjatë vitit 2011 në Serbi, kurse gjatë vitit tjetër mori statujën “Mag i vitit” në Bullgari. Disa herë me radhë ishte mike e posaçme e Festivalit Botëror të Arteve në Oman” - tregon babai krenar.
Sot Sheherezada ndihmon në organizimin e festivalit, i cili të dy shpresojnë që t’u japë një fillim të ri dhe një stimul kolegëve të tyre pas viteve të rënda të pandemisë dhe të izolimit.
“Pandemia goditi jashtëzakonisht seriozisht punën tonë dhe këtë e them me një seriozitet shumë të madh. Ne e shkëputëm lidhjen tonë me publikun, kurse ai është pasqyra jonë. Por, është e rëndësishme se ka një dritë në tunel dhe ky festival është pararendësi i zgjimit të artit tonë”, thotë me optimizëm Bobi Shou.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: starsofthemagic.com, BGNES, Facebook /@Desislava Dimitrova Scheherazade, varietetenteatar.com
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve..