Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE dhe SHBA do të vendosin sanksione të reja ndaj Rusisë pas ngjarjeve në Buça

Buça
Foto: BGNES

Vollodimir Zelenski do të flasë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku pritet të diskutohen ngjarjet në qytetin ukrainas Buça. Ndërkohë, u bë e qartë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po përgatisin një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, pas zbulimit të viktimave të shumta civile në qytetin e kontrolluar deri vonë nga Rusia. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Xhejk Sëllivan njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të shpallin sanksione të reja kundër Rusisë këtë javë për shkak të depërtimit në Ukrainë.

“Pas vrasjeve në masë të civilëve në Buça dhe qytete të tjera, bisedimet e paqes me Rusinë do të jenë shumë më të vështira”, tha Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski në ditën e 41-të të luftës. Sipas tij Rusia po vonon qëllimisht procesin e negociatave dhe po përpiqet të mbulojë krimet e saj të luftës pas propagandës. Ukraina do të bëjë çdo përpjekje për të kryer një hetim të pavarur për të provuar se ushtria ruse ka kryer krime lufte në qytetet e pushtuara së fundmi, shtoi presidenti. Sipas tij, ka për t’u bërë e qartë për qindra civilë të tjerë të vrarë si në Buça ashtu edhe në qytete të tjera të Ukrainës.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Kliçko u bëri thirrje banorëve të qytetit të tij të cilët e braktisën atë të presin të paktën dhjetë ditë të tjera para se të kthehen për shkak të rrezikut të sulmeve ajrore. Ai nuk përjashtoi mundësinë e lëshimit të raketave. Trupat ruse po përgatiten për një sulm në shkallë të gjerë në rajonin Lugansk të Ukrainës Lindore, paralajmëroi guvernatori lokal Sergij Gajdaj në një telegram, duke bërë thirrje për një evakuim masiv.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga mali Rilla

Parashikimi i motit për 2 janarin

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët në shumë vende, por do të ketë mjegull, ose vranësira të përmbysura në lugina dhe ultësira. Do të jetë pothuajse e qetë. Dukshmëria do të përmirësohet pasditen e së enjtes dhe do të mbajë mot kryesisht me diell në..

botuar më 25-01-01 7.00.MD

Kryeministri Gllavçev: Së bashku do t'i mbrojmë kufijtë e jashtëm të BE-së shumë më mirë

Me bukë, kripë, mjaltë dhe me urime për një vit të shëndetshëm dhe bujar, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev u prit sot në Pikën e Kalimit Kufitar “Kullata” në kufirin tonë me Greqinë. Ai shkoi atje për të inspektuar organizatën e re të lëvizjes së..

botuar më 25-01-01 2.52.MD
Kukerët nga Razllogu

Si e festojnë bullgarët ditën e parë të vitit të ri 2025?

Bullgarët në mbarë vendin e presin vitin e ri 2025 me iniciativa të ndryshme. Mbi 20 anëtarë të klubit të trajnerit të karatesë dhe jogës Emill Zllatev në Varna tradicionalisht kanë notuar më 1 janar në det. Ata ndanë se nuk sëmuren kurrë dhe ndihen..

botuar më 25-01-01 1.52.MD