Dy vitet e fundit të jetesës në një pandemi globale ndryshuan rrënjësisht mënyrën tonë të jetesës dhe botëkuptimin, dhe si rrjedhim ëndrrat dhe aspiratat tona për të ardhmen. Nëse më parë të rinjtë dhe njerëzit aktiv në Bullgari e perceptonin si pjesë të suksesit të tyre një punë të paguar mirë dhe shtëpi në një qytet të madh dhe fshatrat vazhdonin të shpopulloheshin, sot gjërat janë pak më ndryshe. Vetëm për 2 vjetët e fundit popullsia në fshatrat bullgare është shtuar me 200 mijë veta ku gjysma prej tyre (52%) janë në një moshë të aftë për punë. Gjatë vitit 2021 numri i banuesve të rinj të regjistruar nëpër vendet e vogla të populluara është rritur me 108 550 veta, kurse prognoza është që gjatë vitit 2022 ajo të shtohet me akoma 90 mijë bullgarë-është kategorik Borisllav Borisov, kryetar i Shoqatës së fshatrave bullgare në Bullgari. Sipas fjalëve të tij, kërkimi i shtëpive në afërsi të qyteteve të mëdha e tejkalon propozimin 10 herë. Me rëndësi gjatë zgjedhjes së vendit del infrastruktura e rregulluar dhe distanca prej rreth 80 kilometrave nga qyteti. Ajri i pastër, afërsia me natyrën dhe ndjenja për një liri “të parrezikshme” u kthyen në një kriter gjithnjë e më të rëndësishëm gjatë blerjes së pronës nga bullgarët aktiv.
“Avantazhi më i madh është qetësia shpirtërore. Këtu je më aktiv fizikisht sesa në qytet dhe nëse ke dëshirë mund të rrisësh vetë ushqimin, të cilin e vendos në tavolinë” - thotë Cveta Jordanova, ish kryetare bashkie e fshatit Komarevo.
Përpara rreth 2 vjetëve vetë ajo merr vendimin të kthehet për gjithmonë në fshatin e saj të lindjes dhe bashkë me bashkëshortin e saj Bogdan sot janë një pjesë nga statistika. Si një mangësi më të madhe në mënyrën e vet të re të jetesës, Cveta përcakton mungesën e njerëzve të rinj, me të cilët të komunikojë dhe tek të cilët të mund të mbështetet për ndihmë. Trashëgimia e dekadave të fundit, në të cilat vendbanimet e vogla u shpopulluan në masë, ende po ndihet. Sipas saj këtu vjen roli i rëndësishëm i pushtetit vendas, i cili ka për detyrë të kthejë vendin konkret në një vend të këndshëm për të jetuar dhe adekuat për nevojat e banuesve në të.
Por, jeta në fshat fare nuk është e lirë. Në ngjashmëri me çmimet e pronave të patundshme në Sofje, të cilat për 2 vjetët e fundit u rritën me 29%, kështu dhe pronat fshatare janë shtrenjtuar dyfish gjatë 12 muajve të fundit, thonë ndërmjetësit. Lufta në Ukrainë akoma nuk ka ndikuar në treg, por inflacioni në rritje tek ne dhe e ardhmja e paqartë e kanë bërë kërkimin mjaft më të përmbajtur. Mirëmbajtja e një prone të ngjashme nganjëherë është shumë më e lartë nga mirëmbajtja e një apartamenti në qytet. Prandaj është mirë që përpara se të ndërmarrim blerjen e pronës të “provohet” kjo mënyrë e jetesës. Iniciativa si “Pronë me qira, pa qira” propozon pikërisht këtë.
Njeriu duhet të ketë dëshirë dhe një nevojë të brendshme për lidhje me natyrën, që të ndërmarrë një hap të tillë në jetën e vet, janë kategorik ata të cilët kanë zgjedhur të jetojnë “në qetësi”. Një prej tyre është dhe kolegu ynë nga radio Vidin Genadi Veljov. Në fund të vitit të kaluar ai bleu një pronë në fshatin Sinagovci, rrethi i qytetit Vidin, ku sot kalon një pjesë të madhe nga koha e tij e lirë me idenë që shumë shpejt aty të jetë shtëpia e tij e përhershme.“Një nga shkaqet që ta zgjedhë Sinagovcin është për shkak të ndërtimit të autostradës së re, e cila do të kalojë fare afër dhe do të sigurojë një lidhje pa problem me qytetin Vidin, ku jam duke punuar. Me ndërtimin e autostradës do të mund të arrijë deri në qytet më shpejt saç vij nga ndonjë nga lagjet e brendshme në të. Mangësitë janë mungesa e dëfrimeve dhe një ndihmë mjekësore e afërt.”
Dhe duke ecurnë rrugën e ëndrrës së vet Genadi Veljov është kategorik se kjo është e ardhmja - të jetosh jashtë qytetit! “Qyteti është vend për punë, për detyra administrative, për të bërë pazar, por jeta jashtë tij është më e mirë!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, Pixabay
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve..
Skulptura "Lindja e Krishtit prej rëre në Burgas", të cilën artistët britanikë Paul dhe Remy Hogarth po e skulpturojnë në qendër të Burgasit para syve të..