Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ishulli Shën Anastasija dhe Çengene Skele hapin sezonin në prag të Pashkëve

Foto: anastasia-island.com

Shëtitjet detare deri në ishullin e bukur Shën Anastasija dhe deri në Kompleksin Kulturor Historik Çengene Skele në afërsi të qytetit Burgas do të organizohen prapë ditët në vijim, njofton Bgtourism.bg. Ishulli, i cili do të mirëpresë turistët e tij të parë më 16 prill, është një destinacion gjithnjë e më i dëshirueshëm për ngjarje personale si dasma, ditëlindje dhe festime të tjera. Anijet deri në ishull nisen nga porti Burgas. Deri në mesin e muajit maj për në ishull do të ketë nga dy kurse për ditë, pas kësaj - nga tre

Në ishullin Shën Anastasija, i cili në të kaluarën ishte i njohur me emrin “Bollshevik” ngrihet i vetmi manastir ishullor mesjetar i mbijetuar në bregun e Detit të Zi. Në të kaluarën ai shfrytëzohej për burg politik. Në ditët e sotme këtu ka një restorant, një hotel, koleksion muzeor, një plazh i bukur me një port, dhe të ashtuquajtura barnatore, ku ofrohen produkte organike etj. Në vitin 2021 ishullin e frekuentuan 28 000 turistë, por sivjet mbi bazë të regjistrimeve paraprake pritet sezoni të jetë më i fortë

Sivjet kemi katër ditë pushimi rreth Pashkëve (nga 22 deri më 25 prill) dhe dega turistike mbështetet kryesisht te turistët bullgarë për të kompensuar të paktën një pjesë të vogël të humbjeve gjatë krizës me pandeminë.


Në programin festiv të Bashkisë së qytetit Burgas në mënyrë aktive do të përfshihet edhe Kompleksi Kulturor Historik “Çengene Skele”

Më 16 dhe 17 prill, miqtë do të shënojnë kremtet e krishterë Dita e Llazarit dhe Dita e Dafinave me një sërë iniciativash. Pronarët e kompleksit do t’i mirëpresin me një pazar laraman pranveror, një fotoekspozitë, një punishte artistike për të vegjlit dhe për të mëdhenjtë, një koncert të Ansamblit Folklorik të Vallëzimit “Stranxha” dhe argëtime të tjera. Ditët rreth Pashkëve në kompleks pritet një fluks të madh turistësh, ndër të cilët dhe grupet e para të organizuara nga jashtë për këtë sezon.

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: anastasia-island.com und burgas.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Udhëto emocionalisht - turizmi si një përvojë autentike dhe vetmi me natyrën

Turizmi i tepërt i shkaktuar nga bumi i paprecedentë i udhëtimeve pas përfundimit të epidemisë bëri që njerëzit të kërkojnë një alternativë të nocioneve të pranuara gjerësisht të pushimeve. Sidomos ndër brezat e rinj, ka një ngopje të ekskursioneve..

botuar më 24-05-08 7.10.PD

Një mrekulli e ujit shërues mbledh mijëra njerëz në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad

Mijëra njerëz do të mblidhen sot në burim në zonën malore të Dambalësë mbi Momçillgrad . Të gjithë besojnë se gjatë kësaj nate uji që buron nga shkëmbinjtë bëhet shërues dhe shëron sëmundje të ndryshme. Mrekullia ndodh pikërisht me fillimin e 6..

botuar më 24-05-05 2.56.MD
fshati Momçillovci

Momçillovci - fshati me 30 kishëza, tërheq pelegrinët nga vendi dhe jashtë

Tridhjetë kishëzat e Momçillovcit janë ndër atraksionet turistike më të vizituara në fshatin në malin e Rodopeve gjatë festave të Pashkëve. Brenda apo jashtë vendit? Rreth 1 milion bullgarë do të udhëtojnë gjatë pushimeve..

botuar më 24-05-04 1.57.MD