Rritja vjetore e inflacionit u përshpejtua në mars për të 13-tin muaj radhazi dhe arriti 12.4 për qind në krahasim me shkurtin kur ishte 10 për qind. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Ky është niveli më i lart i inflacionit që nga korriku i vitit 2008. Vetëm për një muaj çmimet e konsumit u rritën me 2.2 për qind, e transportit – me 7.9 për qind, e ushqimeve dhe pijeve të lehta – me 3.3 për qind.
Ministri i Financave Asen Vasilev tha se brenda dy javëve do të përgjithësohen të gjitha propozimet për frenimin e inflacionit dhe pakoja masash do të jetë gati para aktualizimit të buxhetit gjatë verës. “Presioni më i madh vjen nga zinxhiri ushqimor dhe shumica e masave duhet të synohen atje. Presioni tjetër i madh që ka të ngjarë të vijë do të jetë përmes metaleve”, tha ai.
Vendet e eurozonës mirëpritën Bullgarinë për përparimin e saj në rrugën drejt futjes së euros, njoftoi BTA. Në një deklaratë, pas përfundimit të takimit dyditor të Këshillit Evropian në Bruksel, vendet e Eurozonës inkurajojnë vendin tonë për..
“Bulgartransgaz” shpalli një prokurim publik për “Planifikimin organizativ, projektimin e investimeve, furnizimin me materialet dhe pajisjet e nevojshme, ndërtimin dhe vënien në punë të objekteve të reja për zgjerimin e infrastrukturës së..
Shefi i misionit të rregullt të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Bullgari, Jean-François Dauphin, prezantoi rezultatet e monitorimit të ekonomisë dhe sistemit financiar bullgar. Misioni i fondit filloi më 6 mars dhe përfundon sot, 19 mars. “Aderimi..