Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbrojtësit e traditave

Maria Mallçeva dhe pasuria e vezëve të pikturuara të Velingradit

7
Maria Mallçeva
Foto: Muzeu Historik - Velingrad

Muzeu Historik në qytetin Velingrad pronëson koleksionin dhe ekspozitën më të madhe të vezëve të pikturuara në Bullgari. Një meritë jashtëzakonisht të madhe në ruajtjen e kësaj tradite ka Maria Mallçeva, e cila jo vetëm ka ruajtur, por ka gjetur dhe ka shpëtuar nga harresa modele që përpara 70 e më shumë viteve.

Piktorja origjinale ka lindur më 21 nëntor 1899 në fshatin Llëxhene, sot lagje e qytetit Velingrad. Përfundon arsimin e saj të mesëm në gjimnazin vendas, kurse pas kësaj regjistrohet dhe në Akademinë Artistike në Sofje. Në kryeqytet ajo njihet me krijues të njohur bullgar dhe intelektual dhe merr pjesë në themelimin e Shoqatës së Piktorëve të Rinj, që më vonë emërtohet në Lidhjen e Piktorëve Bullgarë. Vdes në Sofje më 16 maj 1986, duke lënë pas një pasuri të pabesueshme vizatimesh me vezë të lyera, peshqirë dasme dhe çorape.

Gjatë viteve 50 të shekullit të 20, në kohërat e trazuara, kur pushteti komunist nuk i toleronte festat fetare, Maria Mallçeva fillon të takohet me gra të moshuara në qytetin Velingrad dhe në rajon, që të gjejë modele për zbukurimin e vezëve të Pashkës .

“Ajo, të cilën ajo e bën nuk është një precedent në historinë tonë të etnografisë. Piktura të ngjashme të ruajtura ka akoma që nga fillimi i shekullit të 20. Ajo të cilën e ka bërë Maria Mallçeva është një pamje shumë e saktë e modeleve, të cilat janë pikturuar atëherë. Ka qenë shumë e vështirë si mundësi atëherë të zgjidhet një praktikë, qoftë ajo aq afër traditës popullore, sa vezët e lyera të Pashkëve. Pavarësisht nga kjo Maria Mallçeva me vetëdije arriti të ruajë modelet, të cilat janë të krijuara në Kamenica, Llëxhene dhe Rakitovo”- nënvizon Georgi Kumanov.

Në Muzeun Historik në qytetin Velingrad ruhen 58 tablo  me 107 vizatime të vezëve të lyera e të shkruara të piktores së talentuar. Më shumë se 200modele janë pikturuar në mënyrë tepër të detajuar dhe me një fines të madh, kurse veza është treguar nga të gjitha anët e saj. Veza tipike për krahinën e Velingradit është e kuqe me ornamente të bardha, e pikturuar cep më cep me ndihmën e një stilografi të posaçëm dhe të dyllit.

“Mbi vezë vendoset një shenje kryq, kurse rreth tij vendosen ornamente bimore dhe rozeta - sqaron specifikat Georgi Kumanov. - Pashka është e lidhur me diellin, prandaj këtu shfaqet svastika, e cila është pasuruar edhe me shumë zbukurime të sjella në të. Janë shumë interesante ornamentet bimore, të cilat janë të stilizuara, si dhe shkalla drejt qiellit. Në pikturat e Maria Mallçevës mund të zbulojmë dhe disa figura zoomorfe, për shembull flutura si simbol i shpirtit njerëzor ose pëllumbi”.

Georgi Kumanov i njeh fëmijët me artin e vezëve të lyera

Muzeu ka edhe një koleksion tjetër jashtëzakonisht të vlefshëm, të dhuruar nga Maria Mallçeva - 65 modele të shamive dasmore dhe 25 modele të çorapeve lara-lara.

“Në ndryshim nga modelet e vezëve të shkruara, ku piktorja ka shënuar vitin e pikturimit, për shembull 1956, tek shamitë është shënuar viti  i modeleve - 1830, 1850, me fjalë të tjera bëhet fjalë për modele shumë të vjetra dhe kjo na jep një pamje mjaft interesante për shamitë tradicionale. Kështu që tek to po kështu mund të zbulojmë shembuj të tillë të shkëlqyer, të cilët vijnë që mjaft mbrapa në kohë”- thotë rregulluesi i muzeut.

Tradita e vezëve të shkruara të Velingradit është e gjallë edhe sot, kurse pikturat e Maria Mallçevës shërbejnë si shembull të atij sekreti dhe fshehtësie që vjen nga shpirti. Disa nga ornamentet e vjetra riprodhohen dhe tani, kurse të tjerë lindin nga imagjinata e mjeshtreve.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva 

Foto: Muzeu Historik - Velingrad


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tradita e daullexhinjve ose ndryshe kush i zgjon myslimanët gjatë Ramazanit

Dita e Arafatit është dita e fundit nga ditët e shenjta për myslimanët në muajin e Ramazanit. Në Islam, kjo është dita më fisnike e vitit, dhe lidhet me privimet e rënda 30-ditore - "agjërimin". Ngrënja e bukës dhe pirja e lëngjeve dhe e ujit bëhet vetëm..

botuar më 24-04-09 9.05.MD

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD