Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ekspozita e parë me pllakate kushtuar artit të cirkut në Bullgari

7
Foto: sbhart.com

Një koleksion i pasur pllakatesh shumëngjyrësh bullgarë të cirkut formon një retrospektivë të historisë 125-vjeçare të artit vendas të cirkut në Galerinë e Sofjes "Rajko Aleksiev". Arsyeja e ekspozitës është shfaqja e parë e grupit të parë profesional bullgar të cirkut “Flamuri Bullgar”, me udhëheqës Petër Panajotov. Ajo u mbajt më 24 prill 1897, pikërisht ditën e Pashkës, në kuadrin e panairit tradicional në Sofje.

Përvjetori i rëndësishëm i artit bullgar të cirkut sivjet shënohet nga një ekspozitë e organizuar nga koleksionisti privat Dragomir Draganov me “Muzeun Virtual të Artit të Cirkut Bullgar” dhe Lidhja e Artistëve Bullgarë. Deri më 8 maj mund të shihen 125 pllakate të cirkut bullgar. Ato mbulojnë periudhën nga vitet 30-të të shekullit të kaluar deri në ditët e sotme. Ndër autorët e tyre janë disa nga piktorët më të ndritur vendas dhe artistët e pllakateve si Enço Pironkov, Dimitër Tasev, Bozhidar Ikonomov, Asen Starejshinski, Ljudmill Çehllarov, Atanas Mihalçev, Jani Janev dhe shumë të tjerë. Të rregulluar kronologjikisht, ato praktikisht tregojnë historinë e dy arteve - cirkut dhe poligrafisë. Kjo është ekspozita e parë e pllakateve në Bullgari kushtuar vetëm artit të cirkut.

Përpilues: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: sbhart.com

Më shumë nga rubrika

Pierre Colliot

Për ndikimin francez në Bullgari dhe tre dekadat në klubin e vendeve frankofone

Më 20 mars festuam Ditën Ndërkombëtare të Frankofonisë. Në këtë datë, në Niamej të Nigerisë u krijua Agjencia për Bashkëpunim Kulturor dhe Teknik, e cila më vonë u quajt Organizata Ndërkombëtare e Frankofonisë , në të cilën Bullgaria është anëtare..

botuar më 23-03-24 7.15.PD
Ralph Gibson (l. 1939, SHBA), Dora e magjepsur, 1968

"Pasqyra dhe dritare" - bota përmes prizmit të fotografisë

Galeria e kryeqytetit "Sintezis" prezanton ekspozitën "Pasqyra dhe dritare: fotografi të zgjedhura nga koleksioni i Raffaello Kazakov". Hapja zyrtare është më 22 mars. Koleksioni ka nisur më shumë se tridhjetë vjet më parë, por për herë të parë po..

botuar më 23-03-19 12.15.MD

Hristo Grozev së bashku me ekipin fitoi "Oskar" për filmin dokumentar "Navalny"

Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev së bashku me ekipin e filmit "Navalny" fituan çmimin "Oskar" në kategorinë "Dokumentar". Një muaj më parë, filmi u nderua me çmimin prestigjioz britanik BAFTA, por bullgari në atë kohë i kërkuar nga..

botuar më 23-03-17 7.15.PD