Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Adm. Emill Eftimov: Do të krijohet një shtab i një brigade shumëkombëshe nën komandën bullgare

Foto: BGNES

Shtabi i një brigade shumëkombëshe nën komandën bullgare në territorin tonë do të krijohet në përgjigje të kërcënimeve të sigurisë, tha shefi i mbrojtjes Adm. Emill Eftimov, i cili së bashku me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Adm. Rob Bauer në poligonin “Novo Sello” vëzhgoi demonstratat e aftësive për të rritur vigjilencën dhe potencialin e mbrojtjes në krahun juglindor të Aleancës. Disa vende deklaruan tashmë synimin e tyre për të marrë pjesë në brigadën shumëkombëshe, duke përfshirë Italinë si një shtet të mundshëm kornizë për krijimin e saj. Adm. Eftimov tha gjithashtu se ai përshëndet vendimet për të përshtatur aftësitë mbrojtëse të NATO-së  në krahun lindor në kontekstin e luftës në Ukrainë. “Për 18 vitet e fundit, Bullgaria është një aleat i vendosur dhe i përkushtuar që kontribuon në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor”," tha Adm. Rob Bauer.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 janarin

Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..

botuar më 25-01-02 7.35.MD

GERB-SDS, DB, BSP dhe ITN diskutuan prioritetet e qeverisjes së ardhshme

Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një projekt-marrëveshje menaxhimi. Këtë e bëri të ditur GERB në faqen e tij në Facebook. Takimi u mbajt në..

botuar më 25-01-02 6.29.MD

Nuk do të lejohet presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-grek

Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli përgjatë kufijve tanë të brendshëm me Rumaninë dhe Greqinë do të vazhdojë me masa kompensuese..

botuar më 25-01-02 5.16.MD