Një delegacion bullgar i kryesuar nga Kryeministri Kirill Petkov është duke bërë një vizitë në Ukrainë. Në Kiev, Petkv do të zhvillojë bisedime me Presidentin ukrainas Vollodimir Zelenski dhe Kryeministrin Denis Shmigal. Do të diskutohen nevojat e Ukrainës për ndihmë ushtarake dhe mundësia e tërheqjes së anijes bullgare “Rozhen” nga porti Çernomorsk. Gjithashtu është e planifikuar një vizitë në lagjet e shkatërruara Borodjanka, Buça, Irpin dhe një takim me përfaqësues të komunitetit bullgar në Ukrainë.
Së bashku me kryeministrin, delegacioni përfshin Ministrin e Mbrojtjes Dragomir Zakov dhe deputetë nga tri nga partitë në pushtet.
Ukraina po përballet me “javë jashtëzakonisht të vështira” për shkak të shkatërrimit të madh të pritshëm gjatë ofensivës ruse të shpalosur në pjesën lindore të vendit, tha Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksij Reznikov, njoftoi AFP.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..