Një kompani bullgare fitoi vendin e parë në një ekspozitë prestigjioze në shtetin e Floridës (SHBA), kushtuar prodhuesve të avionëve eksperimentalë. Ajo zhvillohet çdo vit që nga viti 1960 e këtej dhe është një nga ngjarjet më të vizituara të këtij lloji. Autozhiri bullgar fitoi vend të parë në kategorinë “makinën më të bukur dyshe”.
Por çfarë në fakt është autozhiri?
Ky është një lloj hibridi midis helikopterit dhe avionit. Emri i modelit është “Kalitea”, që në përkthim nga greqishtja do të thotë pamja më e bukur. Me një peshë maksimale prej 600 kilogramëve, një korpus prej karboni dhe mundësia të fluturojë në vende të vështira për të arritur, makina mund të përdoret për operacione të ndryshme, sepse ka një manovrim jashtëzakonisht të mirë. Autozhiri i parë u krijua përpara 22 vjetëve, por nuk arrin deri në treg. Gjatë vitit 2004 kompania krijoi modelin tjetër, i cili gjatë vitit 2008 kreu një fluturim provë të suksesshëm në një aeroport afër Montanës. Punimi i modelit të dekoruar “Kalitea”, filloi gjatë vitit 2011. Në kompani tani punojnë mbi 25 inxhinierë specialistë nga e gjithë Bullgaria.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..