Nepo shohim se si energjia përdoret si armë, tha kryeministri Kirill Petkov në një takim për sigurinë energjetike në Sofje.
Besoj se me modernizime të vogla të infrastrukturës do të arrijmë zgjidhje që do mund t'i përdorim të gjithë dhe të përfitojmë prej tyre, tha ministri i financave Asen Vasilev.
Lidhja e gazit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është tërësisht e pushtuar nga Gazprom. Duke qenë se ai po merr masa të njëanshme, ne do t'i bashkohemi grupit punues, që po përgatitet, për gjetjen e zgjidhjeve me interes të përbashkët, tha ministri maqedonas i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.
Kundërarma jonë më e mirë është solidariteti, tha Ditte Juul Jorgensen, shefja e Drejtorisë së Energjisë të Komisionit Evropian. Ajo bëri thirrje që çështja e mbushjes së objekteve të depozitimit të gazit të BE të zgjidhet deri në dimrin e ardhshëm.Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..
Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..