Të ardhurat duhet të rriten me të paktën 12-13 për qind në vit, në mënyrë që në 5 vjet të arrijmë nivele shumë më të mira. Synimi ynë është rreth 1585 euro paga mesatare pas 5 vitesh dhe paga minimale prej 870 euro atëherë, tha për BNR Pllamen Dimitrov, President i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. “Inflacioni në 7-8 muajt e fundit gëlltiti nga rritja e të ardhurave. Presim disa miliardë të ardhura më shumë në buxhet vetëm për shkak të inflacionit”, tha sindikalisti. Ai beson se me këto para shtesë shteti duhet të kompensojë të ardhurat e pensionistëve, duke përfshirë që nga 1 korriku ato të rriten me 15 për qind, aq sa pritet të arrijë inflacioni vjetor.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..