Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Moska sanksionoi një kompani bullgare që tregton gazin rus

Foto: BGNES

Rusia ka vendosur sanksione ndaj 31 kompanive që kanë të bëjnë me tregtinë, transferimin dhe ruajtjen e gazit natyror rus në BE, Britani, Shtetet e Bashkuara dhe Zvicër. Midis tyre është edhe kompania bullgare WIEE Bulgaria EOOD, e cila zotëron një paketë të madhe kontratash për furnizimin me gaz rus. Shumica e kompanive të sanksionuara janë të lidhura me Gazprom Gjermaninë, raporton REUTERS.

Lufta në Ukrainë do të përfundojë kur të kthejmë gjithçka që kemi - njerëzit dhe territoret tona. Këtë e deklaroi online Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski para studentëve nga universitetet kryesore franceze, raportoi AFP.

Protesta antiqeveritare dje mbrëma në Sofje e partisë Vëzrazhdane përfundoi me tension para godinës së Bashkisë së Sofjes. Protestuesit u përpoqën të sulmonin tarracën e bashkisë dhe ta hiqnin flamurin ukrainas në shenjë solidariteti me Ukrainën, por u ndaluan nga policia. Më pas, protestuesit bllokuan përkohësisht udhëkryqin kyç Orllov Most (Ura e Shqiponjave) në kryeqytet.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 12 korrikun

Ditën e premte do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 20 dhe 24°, në Sofje 20°. Maksimumi do..

botuar më 24-07-11 7.25.MD

Dy korridore logjistike të NATO-s do të kalojnë përmes Bullgarisë

Bullgaria do të jetë një kryqëzim i dy korridoreve të transportit logjistik të NATO-s. Në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në takimin e Aleancës në Uashington, Italia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria do të bashkëpunojnë në kuadër..

botuar më 24-07-11 6.18.MD
Ramadan Altaj

Grupi i DPS-së u pakësua me dy deputetë të tjerë

Pas përjashtimit të 17 deputetëve nga Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS), mes tyre edhe Xhevdet Çakërov, bashkëkryetari i Lëvizjes, u bë e qartë se deputeti Ahmed Vrançev ka shprehur me shkrim dëshirën për t'u larguar nga grupi parlamentar i DPS-së...

botuar më 24-07-11 4.32.MD