62% e bullgarëve kanë frikë se Rusia do ta sulmojë Bullgarinë me raketa dhe bomba. 54% kanë frikë se Rusia mund ta pushtojë atë, sipas një studimi përfaqësues të agjencisë ESTAT, të cituar nga euractiv.com.
Disa prej të anketuarve kanë frikë nga përdorimi i armëve bërthamore, gjë që shpjegon se pse vendi nuk mbështet një politikë të ashpër kundër Moskës dhe pse shoqëria bullgare dëshiron neutralitet në luftën në Ukrainë. 50.3% presin që NATO të ndihmojë nëse Bullgaria sulmohet, por vetëm 41% mbështesin anëtarësimin e Bullgarisë në pakt dhe 1/3 janë kundër.
Vetëm 10% thonë se e dinë historinë e marrëdhënieve bullgaro-ruse, dhe 80% nuk ndihen të sigurt në njohuritë e tyre - gjë që krijon terren pjellor për propagandën ruse dhe shtrembërimin e fakteve historike, komentojnë mediat.Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..