62% e bullgarëve kanë frikë se Rusia do ta sulmojë Bullgarinë me raketa dhe bomba. 54% kanë frikë se Rusia mund ta pushtojë atë, sipas një studimi përfaqësues të agjencisë ESTAT, të cituar nga euractiv.com.
Disa prej të anketuarve kanë frikë nga përdorimi i armëve bërthamore, gjë që shpjegon se pse vendi nuk mbështet një politikë të ashpër kundër Moskës dhe pse shoqëria bullgare dëshiron neutralitet në luftën në Ukrainë. 50.3% presin që NATO të ndihmojë nëse Bullgaria sulmohet, por vetëm 41% mbështesin anëtarësimin e Bullgarisë në pakt dhe 1/3 janë kundër.
Vetëm 10% thonë se e dinë historinë e marrëdhënieve bullgaro-ruse, dhe 80% nuk ndihen të sigurt në njohuritë e tyre - gjë që krijon terren pjellor për propagandën ruse dhe shtrembërimin e fakteve historike, komentojnë mediat.“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..