62% e bullgarëve kanë frikë se Rusia do ta sulmojë Bullgarinë me raketa dhe bomba. 54% kanë frikë se Rusia mund ta pushtojë atë, sipas një studimi përfaqësues të agjencisë ESTAT, të cituar nga euractiv.com.
Disa prej të anketuarve kanë frikë nga përdorimi i armëve bërthamore, gjë që shpjegon se pse vendi nuk mbështet një politikë të ashpër kundër Moskës dhe pse shoqëria bullgare dëshiron neutralitet në luftën në Ukrainë. 50.3% presin që NATO të ndihmojë nëse Bullgaria sulmohet, por vetëm 41% mbështesin anëtarësimin e Bullgarisë në pakt dhe 1/3 janë kundër.
Vetëm 10% thonë se e dinë historinë e marrëdhënieve bullgaro-ruse, dhe 80% nuk ndihen të sigurt në njohuritë e tyre - gjë që krijon terren pjellor për propagandën ruse dhe shtrembërimin e fakteve historike, komentojnë mediat.Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..